Lul Raka kundër shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme: Ia numëron Hotit pasojat që i sjellë Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 11 July 2020
Mikrobiologu, Lul Raka është shprehur kundër mundësisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas rritjes së numrit me raste të reja të Covid-19.
Raka ka thënë se kjo nuk është rruga e duhur për të qetësuar situatën në vend, duke theksuar se respektimi i masava nga qeveria do të ishte e mjaftueshme.
“Gjendja e jashtëzakonshme lë në hije të gjithë sektorët tjerë të shëndetësisë, që po ashtu, janë vital për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarit”, ka shkruar Raka në Facebook.
Ndërsa, sot kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme edhe zyrtarisht pas takimit me kryetarët e Komunave të Kosovës.
“I njoftova kryetarët se me këtë trend të të prekurve me covid-19, ne duhet të konsiderojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë Hoti, por njësoi si ai nuk mendon mikrobiologu Lul Raka, i cili thotë se çfarëdo vendimi që merret duhet të analizohet hollësisht nga të gjitha këndvështrimet dhe institucionet relevante duke dhënë të gjithë opusin e mundshëm të impaktit të intervenimeve të ndërmarra.
Më poshtë ju sjellim shkrimin e plotë Rakës:
PËR APO KUNDËR GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME?
Aspektet shëndetësore
Çfarëdo vendimi që merret duhet të analizohet hollësisht nga të gjitha këndvështrimet dhe institucionet relevante duke dhënë të gjithë opusin e mundshëm të impaktit të intervenimeve të ndërmarra.
Reagimi nuk duhet të jetë reaktiv dhe vendimit politik duhet t’i paraprijnë qasja shkencore.
Dy faktorët kryesor të rritjes së numrave janë : mosrespektimi masiv nga qytetarët dhe mungesa e mbikëqyrjes dhe kontrollit nga shteti. Këtu është problemi kyç dhe këtu duhet të jetë fokusi i përgjigjes pa lënë anash rekomandimet e fundit të ECDC.
Kultura dhe mentaliteti janë pjesë të rëndësishme që duhet të merren në konsideratë në intervenim.
ARGUMENTET KUNDËR GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME (IZOLIMIT TOTAL)
Përqindja e imunitetit në vendet me prekje masive-Spanjë, Francë, etj. ka qenë vetëm 5%. Suedia, e cila ka pasur qasje më liberale, edhe pse ka pasur edhe ajo restriksione ka imunitet vetëm 7%. Për të arritur të ashtuquajturin imunitet kolektiv duhet të preken 70% e popullatës, por kjo shkon me mijëra të vdekur. Kjo qasje nuk është as etike e as e arritshme. Këtë qasje asnjë shtet në botë nuk e zbaton.
Me këtë numër të ulët të personave që kanë kaluar sëmundjen, pjesa dërmuese e popullatës mbeten të ndjeshëm dhe kurdo pas çdo karantinimi, nëse s’ka mbikqyrje nga shteti, do të ketë rishfaqje masive të numrave. Rezultatet pozitive që mund të vijnë nga izolimi total janë afatshkurtëra.
PASOJAT:
Shkatërrimi i ekonomisë
· Shkatërrohet shëndeti metal me dhunë përcjellëse në familje
· Mundësia e reagimit popullor (demonstratat)
· Gjendja e jashtëzakonshme lë në hije të gjithë sektorët tjerë të shëndetësisë, që po ashtu, janë vital për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarit
· Fatura e izolimit total është shumë më e lartë dhe është opcini i fundit nga të gjithë skenarët e mundshëm.
CILA ËSHTË ZGJIDHJA E MUNDSHME?
Zgjidhje mund të jetë qasja “TË GJITHË ME MASKA”
· MASKAT duhet të jenë OBLIGATIVE! Të blihen maska shumëpërdorimëshe nga shteti dhe të shpërndahen në popull!
· Kjo qasje mund ta ulë lakoren
· Mund të zbatohet për një kohë më të gjatë
· njëkohësisht parandalon edhe sëmundjen edhe ruan ekonominë dhe shëndetin mendor.
PËRPARËSITË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME
· Ulje e numrit të të prekurve
· Ulje e vdekshmërisë
AKTIVITETET PËRCJELLËSE
Opcionet e përgjigjes janë dhënë nga ECDC në bashkëpunim edhe me Kosovën, në botimin e para 10 ditëve:
• Kornizë e fortë e monitorimit, për të përcjellë situatën epidemiologjike, për zbulimin e shpejtë të rritjes së transmetimit, dhe për vlerësimin e ndikimit të intervenimeve të kryera.
• Strategji e zgjeruar e testimit, që synon testimin gjithëpërfshirës të të gjithë individëve që shfaqin simptoma të COVID-19.
• Kornizë për gjurmimin e kontakteve, të bazuar në testime të gjera, gjetjen aktive të rasteve, zbulim të hershëm të rasteve, izolimin dhe karantinimin e tyre dhe përcjelljen e vazhdueshme të kontakteve.
• Identifikimi i shpejtë dhe hetimi i vatrave të epidemisë të lidhura me mjedise specifike, me zbatimin e masave të rregullta parandalimit dhe kontrollit .
• zbatimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë i masave jofarmaceutike (distancë fizike, maskë, higjienë e duarve)
• Strategji e fortë e komunikimit të rrezikut, me të cilën duhet t’i rikujtojë qytetarët se pandemia nuk ka mbaruar.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...