“Të ngrehi zhag”…Skandalet ndër vite të Xhavit Ukajt – Si e kishte kërcënuar edhe asamblisten e LDK-së në Prizren (VIDEO)
Autori: H. Smajli 16:42 | 11 July 2020
Arsye për ndërprerjen e seancës së Kuvendit të Kosovës të premten ishte një veprim i deputetit të LDK-së, Xhavit Ukajt i cili iu vërsul kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit.
E gjithë kjo pasi Osmani nuk i dha fjalën deputetit Ukaj, shkruan gazeta inFokus.
“A po ulesh edhe mos bërtit, sepse jeni ju që më së shumti e keni përdorë për 52 ditë fjalën paranojak, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”, i ka thënë Osmani, Ukajt.
E Ukaj si kundërpërgjigje për këtë iu vërsul Osmanit e cila ishte duke udhëhequr seancën e Kuvendit të cilën e ndërpreu menjëherë pas këtij incidenti.
Mirëpo ky nuk është skandali i parë në të cilin është përfshirë tanimë deputeti i LDK-së.
Një përplasje të tillë ai pati edhe vitin e kaluar me asamblisten e partisë së tij në Prizren, Sadije Osaj Jakupi.
Në një prononcim për Gazetën inFokus, asmablistja e LDK-së e ka pranuar se kishte pasur një incident të njëjte me Xhavit Ukajn i cili po ashtu në atë kohë që Osaj Jakupi thotë se kishte ndodhur incidenti, kishin edhe të njëjtin post.
Osaj Jakupi për inFokus ka thënë se madje Ukaj e ka kërcënuar me fjalët “Unë t’ngrehi zhag” dhe pastaj “Merri krejt burrat e familjes e eja unë ju dal përballë”.
Osaj Jakupi ka treguar se si erdhi deri te kërcënimi që Xhavit Ukaj i bëri asaj, shkruan gazeta inFokus.
“Sulmi ka qenë si pasojë e një pike të rendit të ditës të cilën unë e votova për në Kuvend sepse ishte në të mirë të qytetarëve. Drejtoria e Urbanizmit e kishte prpozuar atë projekt të cilin Xhaviti nuk dëshironte ta votonte por mua nuk më intereson kur është për të mirën e qytetarëve të Prizrenit. Ne kemi pas takim në zyre dhe unë ekundërshtova sepse nuk më intereson emri apo kush është personi ai madje më tha: “A e din kush jam unë” por mua nuk më intereson aspak”, tregon Osaj Jakupi.
Ajo madje thotë se mbrëmë kur e ka parë rastin se si i është vërsulur Vjosa Osmanit nuk është quditur me sjelljen e tij.
“E kam pas pothuajse të njëjtin problem por të them të drejtën nuk e kam marrë parasysh. Unë mbrëmë kur e pashë rastin më ka ardh shumë keq madje menjëherë e kuptova se ai duhet të jetë Xhavit Ukaj. Është për të ardh keq një sjellje e tillë por nuk më ka quditur”, thotë ajo.
Asambleistja e LDK-së e cila është edhe profesoreshë me profesion i bën thirrje popullit që persona të tillë të ndëshkohen me votë dhe të mos lejohet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Për mendimin tim kjo nuk është një sjellje që një deputet duhet të ketë populli duhet ta ndëshkojë me votë. Ka shumë njerëz të mirë që e kan merituar dhe kanë mbetur jashtë Kuvendit e që mua më vie shumë keq kur shoh se persona të tillë kanë arritur të hyjne brenda”, ka thënë Osaj Jakupi për inFokus.
E sipas saj sulmet e tilla nuk kanë të bëjnë aspak me faktin që ato janë gra por është pjesë e kultures të secilit person.
“Po të ishte edhe burrë besoj që do të vepronte njësoj pasi është pjesë e kultures. Pse jam femër me më sulmu nuk besoj që kjo duhet të ndodhë. Shpresoj që njerëz të tillë të vetëdijësohen”, ka përfunduar ajo.
Por Xhavit Ukaj i LDK-së probleme të tilla pati edhe me persona të tjerë, shkruan gazeta inFokus.
Me 25 prill 2019, ai pati një përplasje tjetër me asamblistin e Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Bardh Avdaj.
Avdaj kishte thënë “Nuk mundeni me i akuzu njerëzit e PDK-së për keqpërdorime. E kur përmenden keqpërdorimet këqyrni këta të e LDK-së”.
E i menjëhershëm kishte qenë reagimi i Ukajt.
“Ngo çka po të them: nëse ke diçka – qe drejtoju drejtorëve ankesa a çka ke. Me ne të LDK-së s’ki çka merresh, as mos na përmend hiç LDK-në, a u ba?”, iu kishte kthyer Ukaj.
Mos e ngrit zanin se nuk dimë na mu friku! Ti mua nuk ke nevojë me ma ngrit zanin! Rri pak se unë po foli! Mua personal s’ki me ma ngrit zanin! A u ba? Se nuk frikohem as Bardh Avdaj as PDK-ja”, iu kishte drejtuar Bardh Avdaj asamblistit të LDK-së.
E kur Avdaj i tha Ukajt se “kur të foli personale për ty atëherë mundesh me folë”, Xhavit Ukaj iu drejtua: “More ti personale as s’guxon me fol për mua, personale asnjë fjalë s’guxon me fol, jo ti po askush!”.
Madje për këtë ende është e publikuar edhe një video në youtube ku shihet Ukaj në këtë zënkë me asmablistin e PDK-së, ku Ukajn e largojnë edhe nga salla e Kuvendit të Prizrenit./Gazeta inFokus/
Në vazhdim mund të gjeni videot:
Të tjera
-
Rama thumbon Kurtin: Ndërhyrjet në Maqedonin e Veriut synojnë destabilitet
Kryeministri i Shqipërisë porositi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që “ta m...
-
Regjistrohet Kurti, e quan proces vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit
Kryeministri Albin Kurti është regjistruar në kuadër të procesit të regjistri...
-
MPJ-ja: Do të zhvillohet takimi i liderëve Kinë-Francë-BE gjatë vizitës së Xi Jinping në Francë
Zëdhënësi i MPJ-së kineze Lin Jian u shpreh që, gjatë vizitës së kryetarit të...
-
Ndalohet reperi Arijan Sijarina, ishte në kërkim për tentim vra sjen në Kolovicë
Reperi Arijan Sijarina, i shpallur në kërkim, nën dyshimin se është përfshirë...
-
Vihet gurthemeli i Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, si d...
-
Petkoviq: Serbia mbështet përpjekjet e Lajçakut në procesin e formimit të Asociacionit
Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka deklaruar se Beogradi vl...
-
Kurti: Mungesa e dënimit të kriminelëve serbë është faji i dytë mbi vikti mat e gjeno cidit në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Studimes, një nga m...
-
Vogel kritika Borrellit: Imponoi masa ndaj Kosovës pa vendim zyrtar, tani kërkon ato të hiqen me votë nga 27 vende anëtare
Analisti dhe njohësi i politikave të Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel, ka rea...
-
Biserko për Qeverinë e re në Serbi: Dy emra që janë nën sanksione amerikane, po vazhdon trendi autoritativ
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja B...
-
Osmani kujton masa krën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjeno cidal të Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Studimes. Presid...
-
Kearns thirrje Qeverisë britanike ta kundërshtojë lidhjen e anëtarësimit në KiE me Asociacionin
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se tani është momenti ku përcakt...
-
Ferizaj, policia: Në prill mbi 1700 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 387 të tjera për përdorim të telefonit
Gjatë muajit prill, policia në Ferizaj ka shqiptuar 1736 gjoba për tejkal...