Grenell: SHBA mbështet BE-në për takimet e korrikut, t’i hiqen vizat Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 07 July 2020
Përfaqësuesi Special i presidentit amerikan për dialogun Richard Grenell ka folur për iniciativat e fundit të Bashkimit Europian për rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në tryezën e dialogut.
Grenell për Express ka thënë se nisma e Europës e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe se është i lumtur teksa sheh europianët që po organizojnë Videosamitin e Parisit më 10 korrik dhe takimin e nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel.
Emisari i Trumpit pret që në këto dy takime të përmbyllet edhe procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët.
“Ne jemi të kënaqur t’i shohim europianët tek organizojnë takime më 10 dhe 12 korrik për diskutime të mëtejme mes Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë dhe jemi mirënjohës për lidershipin e tyre. Ne shpresojmë që çështja e rëndësishme e liberalizimit për Kosovën do të kompletohet në këtë takim”.
Emisari amerikan thotë se SHBA ka punuar shumë për të vënë në pah se normalizimi i raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë është hapi i parë i rëndësishëm që çon në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai po ashtu ka thënë se shpreson që europianët do të bëjnë edhe implementimin e tri marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi thotë se ato janë çelësi për krijimin e vendeve të punës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar fort për të theksuar normalizimin ekonomik të raporteve në mes të palëve, sepse ne besojmë se është hapi i parë e krucial për këtë mosmarrëveshje afatgjatë. Dhe ne shpresojmë që evropianët ta bëjnë prioritet kryesor implementimin e marrëveshjeve për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor, të arritura më parë. Ne besojmë se këto marrëveshje janë qelësi për krijimin e vendeve të punës dhe për dhënien e shpresës tek popullata e re e rajonit”.
Ndërkohë në fund, Përfaqësuesi Special Presidencial i SHBA-së thotë se asnjëherë s’kanë besuar në një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi brenda vitit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Grenell thotë se s’kanë menduar asnjëherë për një zgjidhje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë nga vetë fakti që janë fokusuar në çështjen e normalizimit të raporteve ekonomike mes dy vendeve.
Grenell thekson se nëse komuniteti ndërkombëtar dëshiron që të ketë sukes atëherë duhet të vazhdohet me ide të reja dhe kreative, pasi sipas tij populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë vëmendjen e plotë dhe të vazhdueshme të evropianëve.
“Ne kurrë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë në një vit zgjedhjesh.Dhe ne kurrë nuk kemi menduar se fokusi ynë i vetëm në normalizim ekonomik do të çojë në një zgjidhje të shpejtë. Çështjet e vështira dhe afatgjate politike do të jenë më të lehta për t’i ballafaquar posa të bëhet përparim në çëshjet ekonomike fillimisht. Nëse vërtet duam të arrijmë përparim (progres), atëherë komuniteti ndërkombëtar duhet patjetër të vazhdojë të tentojë ide të reja dhe kreative. Dhe populli i Kosovës dhe ai i Serbisë e meritojnë vemendjen e plotë dhe të vazhdueshme të evropianëve”.
Të tjera
-
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kredit...
-
Zgjedhjet parlamentare në RMV, deputetë të LVV-së si “përforcim” në fushatën e VLEN-it
Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, i janë bashkangjitur ditëv...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
“Nuk ka shenja dhu*e”- Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares
Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një n...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Tre persona arrestohen nga antidro*a në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen p...
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...