Virologu këshilltar i Presidentes së KE-së: Pandemia e Covid sapo ka filluar
Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 05 July 2020
Pandemia e koronavirusit sapo ka filluar, por vala e dytë mund të ketë karakteristika shumë të ndryshme nga e para.
Kështu deklaroi në një intervistë për “El Pais”, Peter Piot një nga virologët kryesorë në botë, i angazhuar në studimin e viruseve të reja.
Piot – tani drejtor i “London School of Hygiene and Tropical Medicine” në Mbretërinë e Bashkuar dhe këshilltar special i Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen – që në vetëm moshën 27 vjeç ndihmoi për të zbuluar Ebolën. Ai pati një takim të ngushtë me koronavirusin në fillim të këtij viti pasi u testua pozitiv.
“Tani e di se çfarë është Covid, pasi e kam njohur edhe nga brenda trupit tim. Është një këndvështrim shumë i ndryshëm dhe i dobishëm, i cili më ka dhënë shumë më tepër arsye për ta luftuar atë edhe si shkencëtar, “shpjegoi Piot për prestigjozen spanjolle “El Pais”.
Si shumë kolegë të tij, ai beson se të dhënat e infeksioneve janë gjysmake. “Unë besoj se realisht në të gjithë botën janë afro 20 milionë infeksione dhe vdekjet janë shumë më tepër se ato që janë raportuar”.
Piot thotë se koronavirusi është si HIV, një epidemi e heshtur por dhe shumë më tepër: Kriza më e madhe sociale në kohë paqe.
Virologu Piot gjithashtu përmes faqeve të gazetës spanjolle, na fton të mbajmë vigjilencën lartë: teksa në Europë shumë vende po rikthejnë në disa vatra të reja masat e izolimit, duhet të përgatitemi për valën e dytë.
Piot shpreson se ajo nuk do të jetë një cunami, por diçka e ngjashme me shpërthimet e reja në thertoret e Gjermanisë apo si ato në klubet e natës në Kore. Ai u shpreh se “E vërteta është se ne jemi vetëm në fillim të kësaj pandemie. Për sa kohë që ka njerëz të prirur për t’u infektuar, koronavirusi gjithmonë do të jetë një rrezik sepse i duhen qelizat tona që të riprodhohet”.
Sipas virologut këshillëtar të presidentes von der leyen “Pandemia sapo ka filluar. Ajo mund të zgjasë me vite dhe ende pretendon të shkaktojë shumë viktima. Gjetja shpejt e një vaksine do të ndryshonte situatën. Shumë thonë që vaksina do të jetë gati deri në tetor, por ka më shumë të ngjarë të jetë gati në vitin 2021. Sigurisht që kjo mund të ndihmojë vërtet në mbajtjen nën kontroll të pandemisë”.
Të tjera
-
Gërvalla takon homologun estonez, flasin për situatën e sigurisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...
-
Deliu-Kodra: Ilaz Kodra ishte sinonim i shpirtit liridashës
Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, ra në altarin e liris...
-
Haziri: Krerët shtetëror duhet ta bëjnë të qartë se çfarë obligimesh kanë marrë pas letrës së dërguar për anëtarësim
Ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka kërkuar sqarim nga...
-
Bislimi: Reformat do të na ndihmojnë në avancimin tonë drejt integrimit në BE
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shpalosur disa nga masat n...
-
Glauk Konjufca: Ilaz Kodra, ndër figurat më emblematike të UÇK-së, pjesë e bërthamës themeluese të saj
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne në nderim ...
-
Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë i komandantit legjendar Adem Jashari
Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në nderim të komandantin të U...
-
Reagimi i DASH-it, Kandiq: Edhe Zoti ka çuar duart nga Serbia
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi De...
-
Seancë në kujtim nderim të Ilaz Kodrës, mbahet një minutë heshtje në Kuvend
Me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur seanca e sotme e ...
-
Nis seanca në nderim të rënies së komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën solemne në nderim të rënies së komandant...
-
ATK: Brenda vitit janë fiskalizuar mbi një mijë biznese
Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë ...
-
Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën
Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të ...
-
Miratohet projekt-ligji për rregullimin e tregtimit për kripto-asetet
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektl...