Përgjigje dhe sqarim për deputetin e dhunshëm Bekim Haxhiun – Kamishi
Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 29 June 2020
Këtë të diele, nëpër media, konkretisht me pamje vizuale nga Klan Kosova, doli momenti se si deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu – Kamishi, goditi një person brenda stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku po zhvillohej loja në mes të KFF Mitrovicës dhe KFF Feronikelit.
Ne Gazeta Infokus, raportuam që personi i goditur është Ragip Veseli, zyrtar në klubin e Feronikelit.
Lajmi që u publikua nga ne nuk ishte i vërtetë dhe nuk e kemi telashe që edhe të kërkojmë falje për këtë gjë, ani se u vendosëm në lajthitje nga një burim i yni, i cili na dha informatën e pasaktë.
Kësisoj, duke qenë të përgjegjshëm për punën që e bëjmë, mund të na ikin edhe këso gabime e të dalin lajme të pakonfirmuara, gjë për të cilën edhe u kërkojmë falje si lexuesve tanë ashtu edhe deputetit Bekim Haxhiu – Kamishi.
Megjithatë, kjo në asnjë formë nuk e zbeh veprimin e “Kamishit” pavarësisht se kënd e sulmoi.
Haxhiu në reagimin e tij thotë që mediat të rreshtojnë aty ku kanë synim.
Në fakt, Haxhiu duhet ta di se asnjëherë nuk është qëllim i yni, rreshtimi i askujt në asnjë vend, janë veprimet e vet Haxhiut dhe të tjerëve që i rreshtojnë ata, aty ku i sheh populli.
“Rreshtim” i Haxhiut ishte edhe ky rasti i fundit, ku ani se nuk ka goditur atë që raportuam ne, kjo e ndryshon veç personin e sulmuar, por nuk e heq goditjen.
Veprim ky që nuk i ka hije një deputeti, pavarësisht se kë e godet, e kjo e bën edhe më të rëndë që një gjë të tillë e ka bërë në prezencë të njerëzve dhe kamerave.
Kjo padyshim jep shembull të keq jo veç tek ata që e votojnë por edhe tek të gjithë qytetarët që e panë veprimin e tij në videon e publikuar nga Klan Kosova.
Bile, ankesa ndaj Kamishit kanë bërë edhe vet klubi i Feronikelit, që kanë reaguar publikisht duke e akuzuar se ka fyer e ka tentuar që të sulmoj Kryesinë e KFF Feronikelit, duke obliguar policinë e sigurimin të futet në mes, madje për këtë edhe kanë paralajmëruar padi edhe në UEFA.
Pra, ne kemi guxim që kur gabojmë, të demantojmë lajmin e edhe të kërkojmë falje.
Por, është tjetër gjë, kur një deputet që përfaqëson vullnet të qytetarëve në Kuvend, të jetë i përfshirë në çdo pore të shoqërisë, jo veç aty për ku është votuar.
Haxhiu, duhet të tregoj se pse pas çdo “trazire” që bëhet sikur në Federatën e Futbollit të Kosovës, Universitetin e Prishtinës, apo edhe QKUK, besa edhe Kuvend, gjendet “rastësisht” Kamishi aty, në prapaskenë.
E po ashtu tash e disa vite edhe ne grupet e interesit që synuan ta fusin në dorë FFK-në me procese krejtësisht të paligjshme duke u munduar të mbledhin nënshkrime e me lobime politike.
Për disa raste te tilla qe kemi raportuar e ku ka qenë i përfshirë Kamishi asnjëherë nuk ka pas guxim t’i demantoj lajmet as të kërcënoj me gjyq.
Madje, Kamishi nuk ka pas guxim as te tregon publikisht që është i përfshirë në këto skenare pavarësisht se është raportuar edhe me fakte.
Të tjera
-
“Kur dikush nuk të pranon në dhomë për faktin se je e verbër”, studentja nga Vitia flet për diskriminimin
Kur një studente refuzoi ta ndante dhomën e konviktit me të, Mimoza Zejnullah...
-
Ministri Liburn Aliu i bindur: Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë përfundon brenda afateve
Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë gjenden në magjistralen Prisht...
-
Regjistrimi s’pritet të ofrojë të dhëna shumë të sakta për personat me aftësi të kufizuara
Personat me aftësi të kufizuara shprehen skeptikë sa i përket procesit të reg...
-
Festë e madhe në Gjakovë për inaugurimin e shtatores së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu
Tashmë ka filluar festa në Gjakovë në përurimin e monumentit të heroit Gjergj...
-
Delegacioni i Hamasit mbërrin në Kajro për bisedimet e armëpushimit
Negociatorët e Hamasit kanë mbërritur në Kajro për bisedime të mëtejshme mbi ...
-
Kryeministri serb Vuçeviq: Nuk do të heqim dorë nga Kosova për asnjë çmim
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë ...
-
Gruaja që vdἰq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare shtatzënë
Një rast i rëndë ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka...
-
Tahiri zotohet se do të kërkoj llogari në Kuvend për raportin e “Reporterëve Pa Kufij”
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri...
-
Dy persona tentuan t’ia vënë flἀkën shkollës “Meto Bajraktari”, reagon Komuna e Prishtinës
Komuna e Prishtinës, ka dënuar këtë akt dhe ka kërkuar që organet e rendit të...
-
Politikani gjerman nuk përmbahet, i reagon ashpër Borellit pas urimit për qeverinë e re serbe
Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpë...
-
Kosova pa institucion të veçantë për trajtimin e rasteve të dhṷnës sẻksuale, shqetësuese devijimi social
Kosova nuk ka institucion të veçantë për trajtimin e rasteve të dhunës seksua...
-
Jo, koha nuk është në anën e Rusisë
Shkruan Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e J...