Luigj Imeri e punësoi në KEK vëllain 61-vjeçar të Xhafer Gashit (DOKUMENT)
Autori: Gazeta inFokus
15:57 | 15 June 2020
Luigj Imeri, i cili u emërua ushtrues i detyrë së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut nga Bordi i përkohshëm i Qeverisë Kurti, po del se ka lidhje të forta me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.
Lidhjet e tyre jenë të kahershme dhe kanë shërbyer për t’i sjellë favore njëri tjetrit. Të paktën, Luigj Imeri, po del së është ‘mesiti’ për ta punësuar në KEK vëllain e Xhafer Gashit, për të cilin në atë kohë u bë zhurmë e madhe mediale duke qenë se u punësua si kuadër i ri personi në moshë të pensionimit.
Gazeta Sinjali ka siguruar dëshmi se Luigj Imeri sa ishte në pozitë e drejtorit të Termocentralit Kosova B, kishte hyrë vetë në komision për ta punësuar Enver Gashin.

Në këtë konkurs ku Imeri e kishte futur veten si kryetar i komisionit, në garë ishin hiç me pak se 26 kandidatë, thuajse të gjithë në moshë të re dhe me kualifikim superior sipas kritereve të konkursit.
Nga gjithsej 27 kandidatë, komisioni i kryesuar nga Imeri e kishte reduktuar listën në 6 kandidatë për intervistë me gojë. Aty me pikë maksimale ishte vlerësuar vëllain e Xhafer Gashit, Enverin.
Fiks në moshën 61 vjeçare, vetëm katër vjet para pensionimit, me konkurs të rregullt dhe në një garë të ashpër, Enver Gashi u punësua në KEK në pozitën e inxhinierit të elektroenergjetikës.
Kurse tani, lobim të fuqishëm për Luigj Imerin është dukë bërë Xhafer Gashi, për t’ia mundësuar zgjedhjen në pozitën e kryeshefit ekzekutiv.
Të njëjtit, Imeri e Gashi, vetëm ditëve të fundit prej kur është formuar Qeveria Hoti, kanë pasur disa paraqitje së bashku.
E fundit ishte takimi i djeshëm në Obiliq për ditën e çlirimit, ku në mesin e tyre ishte edhe i punësuari në KEK në moshën 61 vjeçare, Enver Gashi.

Ditë me parë, Imeri i kishte shkuar Gashit për vizitë në Komunën e Obiliqit se bashku me Bordin e përkohshëm të KEK-ut, të cilin e emëroi qeveria në dorëheqje e Kurtit pas rrrëzimit.

I njëjti, në kuadër të “fushatës” për të marrë pozitën e kryeshefit të KEK-ut, këto ditë e ka takuar edhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçin e AAK-së .
Ky takim, sipas burimeve të sigurta të Gazetës Sinjali, është aranzhuar me ndërmjetësimin e Xhafer Gashit dhe të dy këta së bashku nga zyret e KEK-ut ishin shkuar në takim të ministri Kuçi, i cili e ka zyren e ministrisë në të njëjtën ndërtesë me KEK-un.

Deri në formimin e qeverisë së re të koalicionit LDK, AAK, Nisma e minoritetet, Luigj Imeri ishte kujdesur që të tregohet besnik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke organizuar disa takime, pritje e vizita me ministrat e Qeverisë Kurti.
Së paku dy herë ishte takuar me ish-kryeministrin Kurti. Një herë e kishte pritur për vizitë në KEK, në elektronet e Kosovës B dhe një herë tjetër i kishte shkuar për vizitë në zyre të qeverisë për t’ia dërguar një dhuratë simbolike.


Kurse ministrat e Qeverisë Kurti – përveç Rozeta Hajdarit, e cila kishte krijuar afërsi të madhe e për të cilën mediat raportuan se i lidhte një mik i përbashkët, përfitues i miliona eurove tender të KEK-ut – i kishte takuar disa herë publikisht e disa herë edhe privatisht.

Ish-ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari në ditën kur e mori këtë pozitë të rëndësishme udhëheqëse, festoi bashkë më një mik të sajin. Në natën e gëzimit të madh ajo gustoi verë me biznesmenin dhe tenderuesin milionësh të KEK-ut, Arbër Seferin.
Ky i fundit nuk hezitoi që suksesin e mikes ta ndajë edhe me ndjekësit e tij në Facebook.
Në fotografinë e publikuar, Hajdari dhe Seferi shihen duke bërë “gëzuar” vetëm pak orë pasi u votua Qeveria Kurti. Nuk mungoi as “Like-u” nga Luigj Imeri, shok dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Arbër Seferit.
Veç kësaj, skandal në media doli edhe takimi i Imerit me ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, i cili e vizitoi KEK-un dhe u takua me Imerin pavarësisht së kjo ndërmarrje publike nuk kishte lidhje me MPB-në.
Kur ishte pyetur për këtë, Sveçla shkurtimisht kishte thënë se kishte takime të zakonshme.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri, në ditët e para kur u emërua në këtë pozitë kishte deklaruar se do ta luftonte nepotizmin e familjarizimin në KEK.
Përveç rastit të vëllait të Xhafer Gashit, Imeri ka edhe një tjetër rast të ngjashëm ku kishte punësuar një familjare të tij me të njëjtën strategji, duke hyrë vetë në komision vlerësues të kandidatëve. Edhe për këtë rast, Sinjali ka siguruar dëshmi të cilat do të raporton në ditët në vazhdim. /Gazeta Sinjali/


T� tjera
-
Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente
Një grup të rinjsh dhe qytetarësh protestuan sonte para Ministrisë së Arsimit...
-
Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit
Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua ...
-
Rasti i rëndë në Gjilan me dy të vdekur dhe një të arrestuar si i dyshuar për vrasje, Gërvalla kërkon hetim pa vonesa
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ...
-
Rasti i rëndë në Gjilan me dy të vdekur dhe një të arrestuar si i dyshuar për vrasje, Gërvalla kërkon hetim pa vonesa
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ...
-
Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike
Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka vlerësuar ...
-
Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë, mijëra familje ende presin të dashurit e tyre
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një fjalim në Oxford Union, ka ng...
-
A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?
Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidoj...
-
Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për emërime të fam...
-
Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka postuar disa fotografi për siç thotë...
-
Për një javë 18 raste të reja me fruth, nga prilli gjithsej 242 raste
Nga prilli, numri i mostrave për të konfirmuar fruthin janë shtuar në Institu...
-
Arrestohet një i mitur për kërcënimin terrorist ndaj muzeut në Moskë
Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dys...
-
Nëntori sjell të ftohtin në Kosovë, IHMK paralajmëron shi e borë
Nëntori ka nisur me rënie të temperaturave në Kosovë, ndërsa ditët e para të ...






























