ATK jep lajmin e mirë për ekonominë në Kosovë, 4.5 milion euro pati më shumë të hyra në muajin maj
Autori: Gazeta inFokus
10:50 | 09 June 2020
Pandemia e COVID-19, nuk sulmoi veç shëndetin e qytetarëve.
Dëm të madh nga ky virus pati edhe ekonomia, ashtu si në krejt botën, edhe në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.
Por, si duket, ky trend ka filluar të ndryshoj, muajin maj.
Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, muajin që kaluam, është rikthyer trendi rritës i të hyrave tatimore.
“Vlen të theksohet se inkasimi i të hyrave nga fillimi i këtij viti deri më 18 mars 2020 ka qenë në përputhje me planifikimet e parapara, mirëpo pas kësaj date është vërejtur një trend i uljes së të të hyrave, duke pas parasysh efektet që ka dhënë COVID 19, si dhe vendimet për shtyrje të afatit të pagesës së detyrimeve tatimore dhe kontribute pensionale.
Totali i inkasimit të të hyrave për periudhën janar-maj 2020 është 186.1 milion euro, ndërsa, vetëm për muajin maj inkasimi i të hyrave në raport me planin është për 4.5 milion euro apo 13% më shumë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Ndërsa, veç kësaj, ATK ka njoftuar edhe për punët që i bëri gjatë kësaj kohe që Kosova u përball me pandeminë, shkruan gazeta inFokus.
“Kujtojmë se ATK nga data 12 mars 2020, pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndihmuar Qeverinë e Republikës së Kosovës me masat për parandalim të corona virusit, duke pranuar denoncime nga qytetarët dhe kryerje të inspektimeve të bizneset, të cilat kanë keqpërdoruar situatën e krijuar nga COVID 19 për të rritur çmimet e artikujve bazikë ushqimorë dhe shëndetësor. Andaj, në mënyrë që të zbatohet në përpikëri ky vendim, ATK ka ulur në minimun aktivitetet e rregullta sipas Planit të Punës për vitin 2020.
Gjithashtu, janë zhvilluar edhe një mori aktivitetesh tjera në funksion të përkrahjes së masave të qeverisë, të cilat janë ndërmarr me qëllim të luftimit dhe parandalimit të COVID 19”./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Natyra Kuçi e bën fajtore edhe Komunën e Pejës, ja pse
Natyra Kuçi ka ngritur akuza ndaj institucioneve komunale në Pejë lidhur me t...
-
Shpërthime në dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën mina detare
Dy shpërthime janë regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, pasi dy cisterna naf...
-
Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të tak...
-
Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente
Një grup të rinjsh dhe qytetarësh protestuan sonte para Ministrisë së Arsimit...
-
Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit
Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua ...
-
Rasti i rëndë në Gjilan me dy të vdekur dhe një të arrestuar si i dyshuar për vrasje, Gërvalla kërkon hetim pa vonesa
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ...
-
Rasti i rëndë në Gjilan me dy të vdekur dhe një të arrestuar si i dyshuar për vrasje, Gërvalla kërkon hetim pa vonesa
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ...
-
Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike
Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka vlerësuar ...
-
Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë, mijëra familje ende presin të dashurit e tyre
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një fjalim në Oxford Union, ka ng...
-
A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?
Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidoj...
-
Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për emërime të fam...
-
Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka postuar disa fotografi për siç thotë...





























