Detaje nga Prizreni: Si u mbyll fabrika ku një punëtor rezultoi pozitiv me koronavirus
Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 22 May 2020
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu ka bërë të ditur se kanë marrë vendim që të mbyllin një fabrikë në Prizren, pasi një punëtor i kësaj fabrike ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.Nga rastet e para dy ditëve, ku në Prizren ishin 8 persona pozitiv, njëri nga ta ishte punëtor i kësaj fabrike, ndërkaq në mesin e tyre ishte edhe një pjestarë i Policisë së Kosovës.
“Nga tetë rastet e dala pardje, njëri ndër personat ka qenë punëtorë i një fabrike dhe u dakorduam edhe me institucionet shëndtësore dhe me pronarët e kësaj fabrike që që të mbyllet për një afat të pacaktuar kjo kompani, pasi duhet të testohen të gjitha rastet e kontaktit më këtë person”, tha Shehu.
Gjithashtu, Shehu bëri të ditur se janë dezinfektuar objektet e stacionit policorë “Alfa” dhe objekti i zjarrëfikësve, pasi një pjestarë i policisë së Kosovës kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
“Pardje që kanë dalur rastet e reja, është bërë edhe dezinfektimi i stacionit Alfa, pasi njëri nga të inferktuarve është pjestar i policisë, pastaj edhe hapësira e objektit të zjarrfikësve u dezinfektua duke qenë se gjenden shumë afër me stacionin “Alfa””, tha Shehu për RTV Dukagjini.
Ai bëri të ditur se në Prizren 101 persona janë gjithsej që kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, 67 prej të cilëve janë shëruar, 2 kanë ndërruar jetë dhe janë 32 raste aktive, ku sipas tij pjesa më e madhe janë në shtëpi në gjendje stabile.
“Në Klinikën Infektive të QKUK-së gjenden 3 pacientë, 2 prej të cilëve janë në gjendje stabile, kurse njëri është në një gjendje pak më të rëndë me oksigjenoterapi”, tha Shehu.Ai ka thënë se është vërejtur një numër më i madh i qytetarëve të cilët dalin duke mos e respektuar orarin dhe pa maska e dorëza mbrojtëse, prandaj edhe bëri apel tek të gjithë qytetarët të respektojnë vendimet e marra nga institucionet shëndetësore.
Të tjera
-
Rrezarta Krasniqi: Në Shtime u ndje fuqishëm energjia e ndryshimit
Shtimja ka qenë qyteti që ka mirëpritur ditën e sotme Lidhjen Demokratike të ...
-
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen –...
-
“3 muj ditë nuk kom flejt”- Rrëqeth Jeta Rafuna, pasi tregon momentin më të vështirë që ka kaluar
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, sot është rikthyer fuqishëm me ...
-
Trump shkarkoi 17 inspektorë të përgjithshëm të pavarur në agjencitë federale
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në a...
-
Aksident mes një veture e motoçiklete te Mensa e Studentëve në kryeqytet
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur mes një veture dhe një motoçi...
-
Mergim Lushtaku viziton bizneset në Prishtinë dhe Mitrovicë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
Lendita Bekteshi fton qytetarët të bashkohen në tubimin zgjedhor në Shtime
Kandidatja për deputete me numër 66 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Haradinaj i reagon Konjufcës: Votuat me Srpska’n kundër UÇK-së, i falët tokë Manastirit e miliona për rrymë po i çoni në Serbi
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Da...
-
Jasharaj: Qeveria Kurti ka qenë kundërshtare dhe gati armiqësore karshi mësimdhënësve dhe punonjësve të tjerë
SBASHK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot është mbajtur ...
-
Haradinaj pas vizitës në SHBA: Në Amerikë e shohin Kurtin si një njeri me agjenda të dyshimta
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj tha se SHBA-...
-
OVL e UÇK-së zgjedh kryesinë e re
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka ...