Në tre muajt e parë të vitit braktisen tetë fëmijë
Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 20 May 2020
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për tre muajt e parë të këtij viti, ku ndër të tjera është publikuar edhe numri i fëmijëve të braktisur gjatë kësaj periudhe kohore dhe numri i fëmijëve të vendosur në strehim familjar dhe në SOS fshatrat nëpër komunat e Kosovës.
Sipas statistikave të ASK-së në tre muajt e parë të këtij viti janë braktisur gjithsej tetë fëmijë, ndër të cilët shtatë meshkuj dhe një femër.Këta fëmijë janë braktisur në komuna të ndryshme si një në Fushë Kosovë, dy në Mitrovicë, një në Lipjan, një në Prizren, një në Prishtinë, një në Ferizaj dhe një në Han të Elezit.
Në këtë aspekt, ASK ka publikuar edhe numrin e fëmijëve të vendosur në strehim familjar dhe në SOS fshatrat nëpër komuna në Kosovë, në tri kategori si: strehim familjarë alternativ, strehim familjarë brenda familjes dhe fëmijët e vendosur në SOS fshatrat (0-3) Shtëpia “Dielli”.
Në strehim familjar alternativ gjithsej gjatë tre muajve të parë të këtij viti u vendosen tetë fëmijë, prej të cilëve shtatë meshkuj dhe një femër.
Këta fëmijë u vendosën në strehim familjar alternativ në Fushë Kosovë, Mitrovicë, Lipjan, Prizren, Ferizaj, Shtime, Ranillug.
Ndërsa, numri i fëmijëve të vendosur në strehim familjarë brenda familjes në këtë tre mujor ishte gjithsej 25, prej të cilëve 17 meshkuj e 8 femra.
Këta fëmijë janë vendosur në strehim familjar brenda familjes në komunat si: Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Novobërdë, Gllogoc, Lipjan, Shtime, Ferizaj, Han i Elezit.
Ndërsa në SOS Fshatrat e fëmijëve në shtëpinë “Dielli’, gjatë këtyre tre muajve është vendosur vetëm një fëmijë i në Prishtinë.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...