Anulohet tubimi përkujtimor i masakrës së Dubravës, i paraparë të mbahet më 22 maj
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 20 May 2020
Për çdo vit që nga përfundimi i luftës së Kosovës, përpos sivjet, të mbijetuarit, familjarët e personave të vrarë, institucione, institute, këshilla, media kanë përkujtuar masakrën në burgun e Dubravës, në të cilën forcat ushtarake e policore serbe, të ndihmuara edhe nga gardianët dhe të burgosurit serbë, kanë kryer krime brenda dhe në oborrin e burgut, ku patën vrarë dhe masakruar qindra shqiptarë.
Po të mos shpërthente pandemia Covid-19, sot, si mot, në burgun e Dubravës do të mbahej tubimi përkujtimor në nderim të të rënëve në Dubravë.
Por, për shkak të pandemisë, Këshilli Organizativ i tubimit përkujtimor në burgun e Dubravës ka njoftuar të gjithë familjarët e të rënëve në burgun e Dubravës, të gjithë të plagosurit e të mbijetuarit dhe qytetarët e Kosovës, që për nder të përvjetorit të 21-të të masakrës së Dubravës nuk do të ketë organizim dhe homazhe siç ka ndodhur çdo vit.
“Çdo vit më datën 22 maj kemi vizituar vendin e të rënëve brenda hapësirave të burgut të Dubravës, por në këtë përvjetor, për shkak të situatës pandemike, jemi të detyruar të anulojmë këtë vizitë”, ka njoftuar Këshilli Organizativ.
Po me këtë datë, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve të Memorialeve, të cilën e drejton ish-i burgosuri, tash drejtor i kësaj agjencia, Bislim Zogaj, ka qenë e planifikuar të përurohet një memorial me emrat e të gjithë të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve në burgun e Dubravës.
Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, memoriali ka mbetur pa përfunduar, prandaj përurimi i tij pritet të bëhet në përvjetorin e 22-të të kësaj masakre, thuhet në njoftimin për media nga këshilli organizativ.
Të tjera
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar...
-
I konfiskohet vetura, 500 euro dënim dhe pikë negative ndaj shoferit që voziti nën masën mbrojtëse
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mj...
-
Osmani udhëton për në Teksas me ftesë të MCC-së, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas...