Auto&Tech

Facebook merr gjobë maksimale për “fake news”

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 20 May 2020

Policia kanadeze për Konkurrencën njoftoi sot gjobitjen me 9,5 milionë dollarë kanadezë (6,2 milionë euro) të rrjetit social Facebook, për dhënien e informacioneve të rreme ose mashtruese në lidhje me mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve, përcjell albinfo.ch.

“Një hetim doli në përfundimin se kompania bëri përfaqësime false ose mashtruese në lidhje me privatësinë e kanadezëve në Facebook dhe Messenger”, tha Zyra për Konkurrencën në një deklaratë.

Duhet theksuar se zyra për Konkurrencën e kritikoi Facebook-un për moskufizimin e ndarjes së informacionit personal të përdoruesve të saj me disa zhvillues të palëve të treta, në mënyrë koherente me deklaratat e veta të privatësisë, midis gushtit 2012 dhe qershorit 2018.

-Advertisement-

Ndërkohë. si pjesë e një zgjidhjeje përpara Gjykatës së Konkurrencës, Facebook ka pranuar ta korrigjojë këtë, veçanërisht në lidhje me masat e vërteta që përdoruesit mund të ndërmarrin për të kufizuar qasjen në llogaritë e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera