Lajme

Gjakovë, 2020 familje në nevojë kanë përfituar pako ushqimore dhe higjienike

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 19 May 2020

Në këto ditë kur ende po përballemi me pandeminë COVID 19, Komuna e Gjakovës, në bashkëpunim me shumë organizata vendore e ndërkombëtare, po vazhdon me mbështetjen e shumë familjeve në nevojë, duke siguruar për to pako të mjaftueshme ushqimore e higjienike.

Sipas zyrtarëve të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që nga data 14 mars e deri më sot në komunën e Gjakovës kanë përfituar 2020 familje në nevojë, për të cilat janë siguruar pako të ndryshme e mjaft të nevojshme.

Vetëm sot, DSHMS dhe Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim, kanë shpërndarë 572 pako ushqimore dhe higjienike për qytetarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, nga lagje të ndryshme të komunës së Gjakovës. Të gjitha këto pako janë siguruar falë një donacioni nga Accessible Quality Healthcare (AQH) nga Zvicra.

-Advertisement-

Po ashtu me përkrahje nga UNICEF dhe USAID, po sot janë shpërndarë 40 pako, të cilat si destinim kanë pasur Shoqatën e Shurdhmemecëve në komunën e Gjakovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera