Kërcitja e dhëmbëve, stresi i qytetarëve nga COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 15 May 2020
Në klinikat dentare të Francës, izolimi prej pandemisë ka nxjerrë në pah pasojat në shëndetin dentar me të cilin përballen banorët. Shtrëngimi dhe kërcitja e dhëmbëve janë vetëm disa nga simptomat e stresit dhe ankthit të shtuar këta muaj.
Stresi dhe ankthi nga izolimi i gjatë për shkak të koronavirusit ka shtuar numrin e pacientëve që kërkojnë trajtim në klinikat dentare.
Dhembjet e nofullave nga shtrëngimi apo kërcitja e tepruar e dhëmbëve janë disa nga simptomat e shpeshta që po vërejnë dentistët francezë.
Këtë javë në vend u lejua rihapja e klinikave pas gati 2 muajve pushim, me rregulla të reja të higjienës, mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme, janë hequr nga ambientet broshurat dhe revistat informative, ndërsa klientëve u kërkohet të bëjnë rezervim për të shmangur pritjet brenda klinikës.
Kristof Vej është një nga kirurgët dentarë francezë që thotë se ka mbajtur kontakt dhe ka konsultuar pacientët e tij gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Goja është organ ku gjen shumë shenja të stresit. Kam marrë telefonata nga njerëzit jo vetëm për patologji, si kavitetet apo infeksionet, por për probleme që me ankthin, për dhembje dhe tendosje të nofullave.”
Sipas doktorit, ka edhe qytetarë që po i druhen vizitave te dentisti nga frika e infeksionit, duke zhvilluar në këtë periudhë sëmundje apo infeksione që nuk ndesheshin prej kohësh në praktikat klinike.
Problem tjetër për dentistët mbetet edhe sasia e pakët e mjeteve mbrojtëse kundër koronavirusit.
“Kapelat, maska por edhe dorezat po mbarojnë pasi ka kërkesë të lartë. Shumica e këtyre produkteve na vijnë nga Kina por importet nuk janë njësoj si dy muaj më parë. Situata ndërlikohet për ne dentistët,” thotë kirurgu francez.
Në Francë kanë ndërruar jetë më shumë se 27 mijë persona nga pandemia e kovidit, dhe virusi është ende në qarkullim edhe pse vendi këtë javë vendosi të lehtësojë masat kufizuese prej tij.
Të tjera
-
“U shokova, lutesha të mos ishte njeri”, flet peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në lum
Shkodra është tronditur ditën e dijshme pas gjetjes në ujërat e lumit Buna të...
-
Osmani kujton Aganin: Vizioni i tij do të na udhëheqë përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 2...
-
Abdixhiku në 25 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit: Ishte truri i lëvizjes për liri, vrasja e tij akt hakmarrjeje për triumfin tonë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e ...
-
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Shkuarja në autolarje mund të jetë mjaft e shtrenjtë. Siç tregon raporti i Fo...
-
Gjyqtari në rastin e krerëve të UÇK-së: Deri më tash kanë dëshmuar mbi 100 persona, duhet gjykim i drejtë dhe i shpejtë
Kryetari i trupit gjykues në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smit...
-
9-vjeçarja do varroset nga familja e të atit, asnjë gjurmë nga nëna dhe 2 fëmijët
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë...
-
IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me dekla...
-
Tragjedia në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët
Ndonëse polumbarët janë larguar në orët e muzgut ditën e djeshme nga vendkërk...
-
Arrestohet burri në Mitrovicë, rrāhu gruan dhe dy fëmijët
Një burrë është arrestuar në veri të Mitrovicës pasi që pas një mosmarrëveshj...
-
Fushë Kosovë: Burri gődet burrin me thïkë në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie
Një rast në Fushë Kosovë është raportuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” nga...
-
Tmerri në aeroplanin për Frankfurt, 70 pasagjerë filluan të villnin
Fluturimi nga Mauritiusi për në Frankfurt të enjten u shndërrua në një tmerr ...
-
Policia i arreston dy rus në Jarinje, erdhen ilegalisht nga Nishi
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit rusë në pikën kuf...