Lajme

Edukimi dhe sjellja me fëmijët në kushte izolimi – Këshilla nga Mimoza Shahini

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 07 May 2020

Qëndrimi në shtëpi për shumë javë tashmë, po shoqërohet me stres, ankth, trishtim dhe ndjenja të tjera që e ndryshojnë dinamikën e marrëdhënieve në familjet tona dhe në vet individin.

Në këtë kohë tejet e rëndësishme mbetet kujdesi dhe mbrojtja psikologjike. Kjo posaçërisht tek fëmijët dhe prindërit.

GAZETA INFOKUS në bashkëpunim me psikiatren për fëmijë Mimoza Shahini ka realizuar një seri videosh me këshilla të vlefshme për prindërit dhe fëmijët. Pikërisht këta konsiderohen edhe më të prekurit në aspektin psikologjik gjatë kësaj kohe mbylljeje dhe qëndrimi larg punës, larg shkollës apo kopshtit.

-Advertisement-

Në disa video të realizuara, me këshilla përmbajtjesore dhe të thjeshta synojmë të ndihmojmë të shmangim çfarëdo krizash psikologjike, zënka, depresione e efekte tjera negative që mund të vinë si pasojë e distancës sociale dhe mbylljes së detyrueshme.

Videot këshilluese do të transmetohen çdo ditë në www.gazetainfokus.com dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera