A ndihmon uthulla e mollës të humbisni peshë? Zbuloni përgjigjen
Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 07 May 2020
Uthulla e mollës është një produkt i lakmuar e i reklamuar në të mirë të organizmit dhe higjenës shtëpiake.
Vlerat e uthullës së mollës janë tashmë të provuara, por ajo nuk zgjidh çdo problem tuajin. Ka shumë studime që thonë se uthulla e mollës të ndihmon të humbasësh në peshë.
Megjithatë, me gjasë ky produkt nuk është kaq efikas në rënien në peshë. Mbështetësit e kurave dietike me uthull molle pretendojnë se pirja e një sasie të vogël të uthullës së mollës përpara çdo vakti largon oreksin dhe djeg yndyrnat. E njëjta gjë vlen edhe për suplementët e uthullës së mollës.
Kjo teori në fakt nuk është e mbështetur nga shkenca. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i shpeshtë i uthullës së mollës, nuk është i dëmshëm për njerëzit. Megjithatë, sipas tyre ky produkt nuk arrin të nxisë rënien në peshë dhe mund të shkaktojë probleme të mëtejshme për organizmin nëse konsumohet me tepri.
Problemet Që Mund Të Shkaktojë Uthulla
Sipas të dhënave edhe pse rekomandohet, uthulla e mollës ka një nivel të caktuar aciditeti. Si e tillë, ajo mund të irritojë fytin nëse e pini në sasi të mëdha. Uthulla e mollës mund të ndërveprojë negativisht me disa suplementë ose ilaçe përfshirë insulinën dhe diuretikët. Kësisoj, uthulla e mollës mund të ulë nivelet e kaliumit në organizëm.
Rënia Në Peshë Vetëm Nëpërmjet Aktivitetit Fizik Dhe Ushqyerjes Së Shëndetshme
Nëse mendoni se ka një magji të mirëfilltë që ju ndihmon të bini në peshë, atëherë gaboheni. Rënia në peshë nuk mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë apo brenda pak ditëve dhe muajve. Rënia në peshë duhet të jetë e shëndetshme, njësoj si ushqyerja.
Çelësi i një humbje të suksesshme të peshës është djegia e më shumë kalorive se sa konsumoni. Ushqehuni shëndetshëm me fruta, perime, barishte drithëra të plota, proteinë e të tjerë. Mos neglizhoni aktivitetin fizik çdo ditë. Niseni me ecje dhe më pas angazhohuni në aktivitete të tjera të dobishme për shëndetin./AgroWeb
Të tjera
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...
-
”Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit”
“Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i K...
-
Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth përgjimeve mes Mi...
-
“Dy krisma të alltisë i kam dëgju”, dëshmitari rrëfen për momentin vrạsjes afër hotelit ku punonte në Dragodan
Besnik Vitija, i cili kishte punuar në hotelin “Adria” kur kishte ndodhur vra...
-
Pacolli: Ka dëshmi që kam biseduar me Radoiçiqin në sy të Kurtit dhe Osmanit
Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për një Kosovë të Re (AKR), ka thënë se ...
-
Daut Haradinaj me deklaratë të fortë: Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqin
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Selmanaj thotë se Kusari-Lila është në gjendje të rëndë: Asnjë deklaratë nuk e ka të njejtë!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar bised...
-
Pacolli: Kam bërë gabim në votën për Qeverinë Kurti, Kosova ka ngecur në shumë fusha
Ish-presidenti Behgjeti Pacolli, duke reflektuar për punën e Qeverisë Kurti p...