Lajme

Kadrijaj: Nuk jam pishman për listën që kam publikuar, MSH-ja po abuzon me rastet në konvikte

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 04 May 2020

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Time Kadrijaj e cila para dy ditëve publikoi një listë sipas të cilës disa persona janë larguar nga karantina në konvikte nga Ministria e Shëndetësisë me arsyetimin se janë raste psikiatrike ka thënë se qëndron pas asaj që e ka thënë.

Kadrijaj ka thënë se vazhdon të qëndrojë pas deklaratave të saj dhe se në konvikte që nga dita e parë e karantinimit ka pasur ankesa, shkruan gazeta inFokus.

Ajo madje thotë që të karantinuarit nuk marrin trajtime apo vizita shëndetësore nga mjekë.

-Advertisement-

Ndrësa për listën e publikuar ajo thotë se nuk ka bërë asnjë gabim pasiqë sipas saj ajo i njeh personat në atë listë dhe ata nuk kanë asnjë problem shëndetësor.

“Që nga fillimi janë ankuar për kushte mos të mira dhe as për kushte shëndetësore. Nuk kanë pasur as kontrolle mjekësore. Lista është listë e qytetarëve të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore nuk janë të sëmurë.  Unë ata i njoh dhe nuk kanë asnjë sëmundje por kanë dalë me atë diagnozë për tu larguar nga konvikti”, ka thënë Kadrijaj në T7.

“Ajo listë është e Ministrisë së Shëndetësisë dhe nuk është dokument shëndetësor, por vetë reagimet e shumta nga zyrtarët e qeverisë dhe i gjithë presioni që më është bërë tregon që diçka nuk është në rregull dhe unë nuk jam tërhequr nga ato qe kam thënë”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera