Lajme

Behramaj: Qeveria po karantinon dhunshëm të sëmurë, e po liron militantët e saj të pa sëmurë

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 04 May 2020

Adil Behramaj, Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se masat e qeverise nuk vlejtën edhe për Lëvizjen Vetëvendosje të cilët sipas tij edhe zyrtarisht konfirmuan se po organizonin protesta.

Ai ka akuzuar qeverinë Kurti se po karantinojnë njerëz me dhunë në konvikte sipas tij si në rastin e Të riut ng Gjilani ndërsa të tjerë që nuk kanë nevoja shëndetësore i lëshojnë me dokumenta falso.

Beharamaj po ashtu ka komentuar reagimet se rasti tragjik i vdekjes së 26 vjeçarit po politizohet dhe ka thënë se nuk po politizohet ky rast por vetëm po kërkohet përgjegjësi, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ky është reagimi i tij:

Masat jokushtetuese që i përdhosin të drejtat e qytetarëve nuk vlejtën për Lëvizjen Vetëvendosje, kur konfirmuan zyrtarisht që ishin duke organizuar protestë midis pandemie në kundërshtim me to, duke pohuar që vendimi i Gjykatës Kushtetuese shtyu protestën e tyre.

Nga Karantina e Qendrës së Studentëve, që është bërë si Qendër Paraburgimi, yllkat e fatosat e njerëzve të tyre i lirojnë me vendime gjoja si raste me probleme shëndetësore, kurse ata që vërtet kanë probleme shëndetësore, sikurse në rastin e Agon Musliut që humbi jetën tragjikisht, i mbajnë dhunshëm dhe pa kujdesin e duhur nga shteti.

Si mjeshtre e shfrytëzimit të tragjedive njerëzore, Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që politizoi shumë tragjedi, por deshën t’ia fusin flakën edhe gjithë shtetit për to. Ndërsa, për t’i ikur tash përgjegjësisë institucionale, të njëjtit paturpësisht po deklarojnë që po politizohet tragjedia e të riut nga Gjilani.

Nuk po politizohet, por po kërkohet përgjegjësi institucionale nga ju që nuk keni lënë tragjedi pa politizuar.

Megjithatë, përderisa qytetarët i karantinojnë dhe vetë bëhen gati të protestojnë ose përderisa militantët i lirojnë si raste shëndetësore dhe ata me probleme shëndetësore i detyrojnë të qëndrojnë, atëherë këta janë bërë kërcënimi më i madh për të drejtat dhe liritë e garantuara. Dhe, kërcënimi më i madh për rendin tonë kushtetues!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera