Lajme

Milaim Zeka thotë që rasti i “Agon Musliu” që vdiq në karantinë është hakmarrje e Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 04 May 2020

Agon Musliu, 26 vjeçar u hodh nga kati i katërt në konvikte, ku po qëndronte si i karantinuar, pasi kishte ardhur nga Gjermania.

I riu nga Gjilani vdiq, shkruan gazeta inFokus.

Por, ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, po thotë që kjo është hakmarrje e Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë.

-Advertisement-

Statusi i plotë i Milaim Zekës:

Agon Musliu u dergu qellimshem ne karentine
Ishte hakmarrje politike
Detaje te panjohura per publikun
Per kthimin e studentit shembullor, djal hastreti, ishte angazhuar personalisht Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.
Ambasada ne Berlin, ka kontaktuar personin e Konzullates ne Shtutgart, Shaip Gashin, i cili sebashku me Daut Zeken, kishin shku me makinen e konzullates, nga Shtutgarti ne Kaiserslauter per ta marre Agon Musliun.
Rruges per ne aeroport kemi ndaluar vetem me nje vend per te pi nje kafe, thote Dauti. Agoni nuk ka dashur te haje. -Jam merzitur shume per prinder, na thoshte Agoni.
Sipas bisedes me shoqeruesin Shaip Gashi dhe Daut Zeka, 26 vjeçari ka treguar qe eshte merzitur shume per familje, dhe se ka probleme te renda me veshket. Agoni kishte shpresuar se per shkak te dokumentave mjekesore, si dhe angazhimit direkt te ambasades tone ne Berlin, ai nuk do te izolohej.
Sipas logjikes Kurti, kjo eshte hakmarrje e paster politike, pasiqe Ministria e Shendetesise kishte informacion paraprak per angazhimin e Lutfi Hazirit rreth ketij rasti. E njejta hakmarrje iu be Behgjet Pacollit, e para per qendrimin e tije politik, po me shume ndaj Presidentit Thaçi, i cili u implikua ne “kontrabandim” nga ministri Sveqla!!!
Minimumi i minimumit do duhej qe Ministri i Shendetsise dhe ai i PB te japin doreheqje!!!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera