Shëndetësi

96% efekt tek kafshët/ Australia po zhvillon ‘spray’ për hundën që mund të zvogëlojë ndjeshëm nivelet e covid-19

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 28 September 2020

Kompania bioteknike australiane Ena Respiratory, ka dhënë një lajm të mirë për sa i përket coronavirusit.

Ata kanë deklaruar se po zhvillojnë një spërkatës të hundës i cili përdoret zakonisht për ftohje dhe grip, dhe që mund të zvogëlojë ndjeshëm zgjerimin e ndikimit të coronavirusit, bazuar në një studim të fundit tek kafshët.

Sipas medieve të huaja, një studim i bërë tek një kafshë tregoi se produkti i quajtur INNA-051, uli nivelet e coronavirusit deri në 96 për qind, njëherësh virusi i cili e shkakton sëmundjen e COVID-19.

-Advertisement-

Kompania deklaroi se produkti i saj do të nisë testimin edhe tek njerëzit në më pak se katër muaj. Ena Respiratory ka mbledhur rreth 8.24 milionë dollarë për zhvillimin e këtij spërkatësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera