Lajme

“900 punëtorë po i leni pa punë”, punëtorët e “Pastrimit” protestojë sërish para komunës kundër angazhimit të privatëve për mbledhjen mbeturinave

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 04 December 2024

Punëtorë të ndërmarrjes publike “Pastrimi” po protestojnë mëngjesin e sotëm para Komunës së Prishtinës.

Ata po kërkojnë nga komuna që ta anulojë tenderin për angazhimin e pesë operatorëve privatë për grumbullimin e mbeturinave.

Ata mbajnë pankarta “16 milionë privatit, o për KRM Prishtinën”.

-Advertisement-

Punëtorët në protestën e kaluar kanë shprehur drojën se me këtë mund të falimentojë kompania. Ata kanë thënë se ndihen të cënuar për humbjen e vendeve të punës, pas tenderit në vlerë prej 16 milionë e 400 mijë euro që shpalli Komuna e Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, që sipas tyre  çon këtë ndërmarrje drejt falimentimit.

Ata thanë se kryetari Përparim Rama e drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci po e falimentojnë ndërmarrjen publike “Pastrimi”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera