Lajme

9 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit në afatin e dytë

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 17 August 2018

Komisioni Shtetëror i Maturës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar rreth përgatitjeve për afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2018.

Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Maturës kanë miratuar edhe një dokument me informacione të rëndësishme rreth afatit të gushtit.

Sipas kumtesës për media dërguar nga kjo ministri, në këtë afat, testit do t’i nënshtrohen rreth 9000 maturantë, ndërsa për mbarëvajtjen e procesit të testimit do të angazhohen 600 administrues dhe 70 komisionarë (kryetarë të Qendrave Testuese), përcjell KosovaPress. Paraqitja e provimit të maturës ka filluar dhe afati është i hapur deri më 24 gusht 2018. Po ashtu edhe grumbullimi i shënimeve për nxënës, shkolla dhe komuna ka filluar dhe lista përfundimtare e administruesve dhe Qendrave Testuese do të përfundojnë deri më 24 gusht 2018.

-Advertisement-

Pjesa e parë e tetit të maturës do të organizohet më 28 gusht 2018, pjesa e dytë e testit më 1 shtator 2018, ndërsa publikimi i rezultateve do të bëhet 10 shtator 2018. KSHM po ashtu ka bërë të ditur se afati i ankesave do të jetë nga 11 deri më 13 shtator 2018, ndërsa rezultatet e ankesave do të bëhen të ditura një ditë më vonë, pra më 14 shtator 2018. Po ashtu, në këtë mbledhja anëtarët e Këshillit të Maturës Shtetërore u zotuan që vendimet e Ministrit Bytyqi të zbatohen në përpikëri dhe për këtë qëllim janë paraparë këto aktivitete: Njoftimi për DKA-të, dhe takimi i të gjithë komisionarëve të MASHT-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera