Lajme

863 mijë eurot e Elbasanit nën ekspertizë për shenjat e gishtave mbi to

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 04 November 2017

863 mijë eurot e sekuestruara në makinën e Orest Sotës janë marrë në dorëzim prej policisë nga Prokuroria e Elbasanit.

Lapsi.al mësoi se ato janë dorëzuar ditën e premte në organin e akuzës së bashku me deklarimet dhe formularët e plotësuar nga policia e shtetit. Burimet thanë se shuma e të hollave do të kalojë nën një ekspertizë të hollësishme për të parë gjurmët e gishtave të lëna mbi to.

Problemi qëndron te policia e shtetit që dyshohet se i ka numëruar ato duke shtuar gjurmë të tjera gishtash dhe duke e bërë më të vështirë punën e ekspertëve.

-Advertisement-

Kjo ekspertizë pritet të hedhë dritë edhe mbi pyetjen nëse paratë i përkisnin Saimir Tahirit. Nëse në kartëmonedha do të gjenden gjurmët e gishtave të ish-ministrit atëherë kjo është një provë e fortë që përveç patentave implikojnë direkt deputetin Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera