Lajme

863 mijë euro në makinë, babai i Orest Sotës ngulmon se paratë ishin të tijat

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 04 November 2017

Ditën e djeshme u bë publik rasti i një të riu në Elbasan të cilit iu gjet në makinë plot 863 mijë euro dhe dy patenta për skaf në emër të Saimir Tahirit.

Ditën e sotme babai i Orest Sotës, Lefter Sosa ka marrë përsipër shumën e madhe të parave, duke deklaruar se janë të tijat.

Ai thotë se kjo shumë do të përdorej si garanci, për një marrëveshje tregtare me Kurum.

-Advertisement-

Reagimi i plotë i biznesmenit Sota:

Informoj opinionin publik dhe mediat lidhur me arestimin e djalit tim orest sota se:

Ne daten 1 nentor 2017 kam derguar djalin tim O.S, te coje prane kompanise Kurum Sh.A, nje sasi eurosh ne kesh, si garanci per nje te treten e shumes se nje kontrate per 4000 ton hekur nderrimi.

Ashtu sic kam deklaruar edhe prane oficerit te policies, bazuar ne normat tregtare per mbajtjen e kontrates, kjo shume do te sherbente si garanci e kthyeshme, mbasi te ishte kryer pagesa e plote me banke.

Njoftoj se kjo sasi valute buron nga te ardhurat e mia personale e kursimet ne vite.

Une kam filluar aktivitetin tregtar ne vitin 1992!

Objekti tregetar i shoqerise eshte tregtimi i materialeve te ndertimit, hekurit te nderrimit, perpunimi i tij, si dhe perpunimi i skrapit dhe metaleve me ngjyra.

Kerkoj ndjese publikut dhe Policise së Shtetit per mosrespektimin e rregullave te qarkullimit rrugor, nga Oresti.

Deklaroj nen pergjesi penale dhe publike, se shuma e valutes eshte e imja, duke provuar perpara organit te akuzes.

Falenderoj Policin e Shtetit dhe organin e akuzes per profesionalizmin e treguar.

Respektoj gjithe spektrin politik dhe medjat per opinionet e tyre shkruan ai për Tema.

Lutem te respektoni shqetesimin tone dhe te leme drejtesinë te na gjykoje

Me respekt

Lefter Sota

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera