Lajme

850 zyrtarëve publikë do t’u verifikohet pasuria

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 22 June 2017

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka vendosur që të kontrollojë pasurinë e 850 zyrtarëve publikë. Drejtori i kësaj Agjencie Shaip Havolli tha së tashmë janë pjekur kushtet që të bëhet verifikimi dhe kontrollimi i tërësishëm i pasurisë së zyrtarëve publikë.

Më tutje ai ka shtuar së nga 4 mijë e 998 zyrtarë sa kanë pasur për detyrë të deklarojnë pasurinë, 72 prej tyre nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Havolli gjithashtu pohoi së gjatë verifikimit 30 raste i kanë dërguar në Prokurori.

“Vetëm gjatë vitit 2017, pas disa informatave që kemi marrë për mosdeklarim të përgjithshëm të pasurisë nga disa zyrtarë, ne si Agjenci kemi hetuar 110 raste, ku mbi 30 prej tyre i kemi dërguar për vazhdim të procesit në Prokurori”, ka thënë ai gjatë një konference për medie.

-Advertisement-

Nga shorti që kjo Agjenci hodhi rezultoi që në mesin e zyrtarëve të cilëve do t’u verifikohet pasuria të jetë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni.

Po ashtu kontrollimit të tërësishëm të pasurisë nuk i kanë shpëtuar as kryetarët e komunave e as deputetët e Kuvendit të Kosovës. Në mesin e tyre janë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ai i Suharekës Ali Asllani, si dhe kryetari i Obiliqit Xhafer  Gashi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërsa deputetët e përfshirë në këtë listë janë: ish-deputetët Naser Osmani, Enver Hoti, Arben Gashi, Teuta Rugova, Duda Balje, Melihate Tërmkolli, Nait Hasani.

Verifikim i pasurisë do t’i bëhet edhe ambasadores Alma Lama e Bernard Nikajt, avokatit të Popullit Hilmi Jasharit, si dhe ish-drejtorit të Doganave Lulzim Rafunës.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion Shaip Havolli me këtë rast bëri të ditur se AKK-ja do të jetë në gatishmëri që t’i verifikojë dhe t’i hetojë të gjitha ato raste ku dyshohet se ka prova që ka pasur fshehje apo mosdeklarim të tërësishëm të pasurisë nga zyrtarët publikë.

“Kontrolli i plotë i pasurisë është përzgjedhur të bëhet në 20% të rasteve të deklaruar, por që nuk përjashtohen edhe rastet e tjera”.

Vitin e kaluar kjo Agjenci ka dërguar 50 kallëzime penale në Prokurorinë e Shtetit pas verifikimit se disa zyrtarë kanë fshehur pasurinë e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera