Lajme

84 raketa bombardojnë Ukrainën, 14 të vdekur nga sulmet hakmarrëse të Putin

Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 11 October 2022

Rusia lëshoi një seri sulmesh vdekjeprurëse kundër një sërë qytetesh të Ukrainës të hënën, duke shkatërruar objektiva civile, përfshirë qendrën e Kievit, ku të paktën 6 persona u vranë mes makinave të djegura dhe ndërtesave të shkatërruara.

Deri më tani janë 97 persona janë lënduar, ndërsa mbi 1000 punonjës të emergjencës janë të përfshirë në përpjekjet e shpëtimit.

Sulmi me 84 raketa solli përsëri në fokus realitetin e zymtë të luftës pas muajsh të tërë kur tensionet ishin zbutur në kryeqytet. Megjithëse disa raketa me sa duket synonin objektet energjetike, të tjera goditën zonat civile.

-Advertisement-

Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmet ishin hakmarrje për ato që ai i quajti veprimet “terroriste” të Kievit – duke iu referuar përpjekjeve të Ukrainës për të zmbrapsur forcat pushtuese të Moskës, përfshirë një sulm në fundjavë në urën kyçe midis Rusisë dhe gadishullit të aneksuar të Krimesë.

Putini kishte sinjalizuar tashmë gatishmërinë e tij për të kaluar në taktika gjithnjë e më brutale duke emëruar Sergey Surovikin, i njohur ndryshe si “kasapi i Sirisë”, gjeneralin që mbikëqyrte forcat ruse në Siri nga viti 2017 deri në vitin 2020, si komandant i përpjekjeve të tij luftarake në Ukrainë.

Ai u zotua për një përgjigje “të ashpër” nëse Ukraina kryen sulme të mëtejshme që kërcënojnë sigurinë e Rusisë. Ndërkohë, udhëheqësit në të gjithë Evropën dënuan sulmet, duke i cilësuar ato si “krime lufte”.

“Rusia edhe një herë i ka treguar botës se çfarë përfaqëson.ky është terror dhe brutalitet”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa shumë druajnë se sulmet e së hënës mund të jenë vetëm fillimi i në një ofensivë të ripërtërirë ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera