Me 82% të popullsisë në banesa të ndërtuara nga shteti, si e zgjidhi Singapori problemin e strehimit?
Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 31 August 2018
Singapori është gjithashtu një nga vendet me numrin më të lartë të personave që janë pronarë të banesave në të cilat jetojnë. Në vitin 2016, rreth 90% e personave ishin pronarë të shtëpive ku jetonin.
Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Singapori ka pasur probleme të rënda me banimin, por arriti ta zgjidhë më mirë se kushdo.
Në vitin 1959, kur Singapori mori nga Britania të drejtën për t’u vetëqeverisur, qyteti kishte një problem shumë të madh me strehimin, ndërkohë që popullsia po rritej në mënyrë shumë të shpejtë.
Në vitin 1960, kryeministri i parë i Singaporit, Li Kuan Ju, themeloi Bordin për Strehim dhe Zhvillim, (Housing and Development Board, HDB). Kjo ishte një agjenci shtetërore, me misionin për të ndërtuar banesa sociale që t’u jepeshin me qira të ulët banorëve më të varfër të qytetit.
Në atë kohë, shumë emigrantë, sidomos ata nga Malajzia, ishin duke jetuar në baraka jashtë standardeve të higjienës.
Ngaqë midis kinezëve dhe malajzianëve kishte tension etnik që ende vazhdonte të rritej, HDB e pati të vështirë t’i bindte që t’i linin barakat informale e të vendoseshin në apartamentet e reja që kishin ndërtuar.
Më pas erdhi zjarri, ende i pashpjegueshëm, që shpërtheu në Bukit Ho Sui, më 25 maj të vitit 1961. Një zonë prej 400,000 metrash katrorë u dogj dhe u rrafshua. Katër persona vdiqën dhe 16,000 mbetën pa shtëpi.
Qeveria arriti t’i strehojë të gjitha viktimat me sukses, brenda një viti. Në pesë vitet e ardhshme zhvilloi ndërtesa të reja mbi zonën e katastrofës.
Reagimi i shpejtë nga qeveria fitoi miratimin e njerëzve dhe hodhi themelet për sistemin e strehimit që do të ndiqej në vitet e ardhshme.
Në lajmet e atëhershme britanike, Singapori konsiderohej si një nga vendet e pakta në të gjithë botën, ku një agjenci shtetërore kishte arritur ta realizonte me sukses projektin e premtuar për strehim, brenda pesë viteve.
Në vitin 1965, HDB kishte arritur të ndërtonte 51,000 apartamente, duke strehuar rreth 400,000 banorë, që në atë kohë ishin një e katërta e popullsisë. Në këtë mënyrë zgjidhën problemin e strehimit.
Përveçse i jepte me qira, HDB nisi t’ua shesë banorëve, që në vitin 1964. Në vitin 1968 banorëve iu kërkua që të paguanin një pjesë të rrogës për një fond kredie, të menaxhuar nga shteti, e që quhej Fondi Qendror i Kursimeve.
Ky fond ishte përdorur fillimisht për mbulimin e pensioneve, por në vitin 1968 kaloi te strehimi, duke bërë kështu që një pjesë e madhe e njerëzve të ishin pronarë të banesave ku jetonin.
Ndryshe nga vendet e tjera, në Singapor, shtëpitë e ndërtuara nga shteti nuk janë vetëm për të varfrit, por mbulon gjithë masën e popullsisë.
Qytetarët mund të blejnë lloje të ndryshme pronash, në varësi të të ardhurave. Që nga apartamentet bazë, 1+1, deri te apartamentet në komplekse të mëdha e të kushtueshme, të pajisura me pishina, palestër e shërbime të tjera.
Çmimet e banesave të ndërtuara nga shteti janë zakonisht 20% deri në 30% më të lira se ato të tregut privat. Por, që ta marrësh një apartament, duhet të aplikosh më parë. Pastaj duhet të presësh për disa vite, derisa të ndërtohet. Po ashtu, pasi e merr, nuk mund ta nxjerrësh në shitje nëse nuk ke jetuar aty për të paktën pesë vite.
HDB vazhdon të planifikojë e të ndërtojë apartamente. Numri i ndërtuar deri më sot arrin në rreth 1 milion, të përhapura në të gjithë qytet-shtetin.
Përqindja e banorëve që jetonin në banesa të ndërtuara nga shteti ka ndryshuar rrënjësisht, nga 9%, në vitin 1960, në 82% në vitin 2016. Numri i atyre që janë pronarë të banesave ku jetojnë është rritur në mënyrë të shpejtë, bashkë me rritjen e ekonomisë së vendit.
Sistemi i përdorur nga Singapori për banesat e ndërtuara nga shteti konsiderohet si një nga më të suksesshmit në botë, por disa e shohin si mënyrë për të pasur shoqërinë nën kontroll.
Për shembull, shteti përcakton kuota për përqindjen e kinezëve, indianëve dhe malajzianëve që do të jetojnë në secilin kompleks. Qëllimi është që grupet e ndryshme etnike të bashkëjetojnë, duke shmangur kështu krijimin e enklavave të bazuara në racë.
Por prapë, një agjenci e fuqishme, me rregulla të planifikuara mirë dhe me vullnet të fortë politik, e ka zgjidhur krizën e strehimit në Singapor dhe ka përmirësuar kushtet e jetesës për miliona banorë.
Të tjera
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...