Lajme

80 persona u nxjerrën nga rrënojat pas sulmit në një bazë ushtarake në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 19 March 2022

Skena të rënda janë publikuar nga një bazë ushtarake në Mykolaiv në jug të Ukrainës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Infokus.

Gazetari belg, Robin Ramaekers, i cili vizitoi vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm, ka treguar për të paktën 80 trupa që janë nxjerrë nga rrënojat.

Ndërkaq, BBC njofton se numri total i të vdekurve ende nuk është konfirmuar ende nga autoritetet ukrainase.

-Advertisement-

Ramaekers, një reporter i transmetuesit publik flamand VTM, ka publikuar disa fotografi këtë mëngjes nga Mykolaiv.

“Ata po vazhdojnë të kërkojnë për trupa këtu në Mykolaiv, në të njëjtën kohë ka një tjetër sirenë sulmi ajror, kështu që të gjithë poshtë strehimoreve të bombave,” tha ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera