Lajme

8 të lënduar në një aksident në Zvicër, njëri rëndë

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 06 August 2017

Pasditen e të dielës në Kandergrund (regjioni Berner Oberland) dy makina janë përplasur në mënyrë frontale mes vete duke bërë që të lëndohen të gjithë, tetë personat që ndodheshin në to.

Rreth orës 16.30 një automobil nga Frutigeni i Bernës po voziste në drejtim të Kanderstegut, po ashtu të Bernës. Duket se ai doli papritmas në korsinë tjetër dhe u ndesh me makinën që vinte në mënyrë korrekte nga ana tjetër.

Siç bën të ditur Policia Kantonale e Bernës, ndër tetë të lënduarit, njëri është transportuar me Rega (me helikopter) për në spital. Të tjerët, në mesin e të cilëve ishin edhe katër fëmijë, janë transportuar me autoambulanca, shkruan albinfo.ch.

-Advertisement-

Rruga Frutigen-Kandesteg është dashur të mbahej e bllokuar pastaj për disa orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera