72 vjet nga Kuvendi i Prizrenit në të cilin u vendos që Kosova t’i bashkohet Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 08 July 2017
Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945, dhe pas ngritjes së murit më të ndarjes ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve, çështja e Kosovës dhe e trevave tjera që ngelën nën ish-Jugosllavi edhe më tutje do të mbetej e pazgjidhur.
Në Kuvendin e Prizrenit, mbajtur më 8-10 korrik 1945, Kosova edhe zyrtarisht do të aneksohej nga Serbia. Me aprovimin e Rezolutës nga Kuvendi Federativ më 23 korrik 1945 dhe nga ai serb më 1 shtator 1945 çështja e Kosovës do të konsiderohej çështje e mbyllur.
Pavarësisht se gjatë LANÇ-it ishin marrë shumë vendime dhe ishin bërë shumë marrëveshje për vetëvendosjen sipas vullnetit të popullit, ato jo vetëm që nuk u respektuan , por në mënyrën më të vrazhdë u shkelën, dhe u quajtën vendime armiqësore, kurse njerëzit, që i përpiluan ato, u quajtën armiq të popullit, të cilët si të tillë u ndoqën dhe u likuiduan.
Në Rezolutën e Kuvendit të Prizrenit (Mbledhja e dytë e “Këshillit Nacionalçlirimtar” të Kosovës, Prizren, korrik 1945), u shpall se Kosova “ me dëshirë të popullsisë së saj i bashkohej Serbisë Federale në kuadër të Federatës Jugosllave” .
Një zgjidhje e tillë e çështjes “me dëshirë të vetë popullsisë së Kosovës” kundër logjikës së karakterit objektiv të strukturës kombëtare të Kosovës dhe të hapësirës së gjerë e, me vazhdimësi të shumicës etnike shqiptare në Ballkan, jo vetëm që nuk mbyllte historikisht problemin e Kosovës dhe atë shqiptar, por e rihapte këtë çështje në mënyrë virtuale në kontekst të ri historik, në masë gjeopolitike në Ballkan.
E tërë kjo ndikoi që forcat nacionaliste në Kosovë të reagojnë ashpër për vendimet që solli kuvendi në mënyrë arbitrare./
Të tjera
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhë...
-
Katër raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës
Katër raste të dhunës në familje janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kos...
-
Ky është vendi me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për zgjedhjet p...
-
Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri – intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vendin e ngjarjes
Dy objekte tjera paralele janë mbyllur të mërkurën në veri të Mitrovicës. Pol...
-
23 aksidente me të lënduar gjatë 24 orëve të fundit, Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba
Prishtinë: Arrestohet një person për ‘‘përgatitje të veprave terroriste’’ – P...
-
Pamje para dhe pas zjạrrit që shpërthẹu në disa vende në Los Angeles
Me pesë zjarre që ende digjen në Los Anxhelos, dy më të mëdhenjtë – Eaton dhe...
-
Tahiri: Qeveria Kurti po ik nga Prokuroria, mediat dhe parlamenti
Ish-kryenegociatorja e Kosovës më dialog me Serbinë Edita Tahiri, e ka koment...
-
Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Prishtinë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve dje në ...
-
Malishevë, hajdutët vodhën materialin instalues elektrik të shtëpive
Dy të dyshuar kanë vjedhur në shtëpitë e një personi në fshatin Plloqicë të M...
-
Një burrë rrah familjaren në Prishtinë
Një burrë ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjares së tij në Pris...
-
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e c...
-
Publikoi fotografi me ạrmë në rrjetet sociale, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi kishte publikuar fotografi me p...