Sport

72 milionë euro për futbollistin e Portos, Liverpool i bën qejfin trajnerit Klopp

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 06 January 2022

Sadio Mane dhe Mohamed Salah do të jenë dy mungesat e mëdha të Liverpool në ditët në vijim për shkak se lojtarët janë të impenjuar me kombëtaret e tyre në Kupën e Afrikës e cila starton më datë nëntë janar.

Ndaj, të kuqtë janë të detyruar të ndërhyjnë në merkato duke qenë edhe se skuadra nuk po ia del të ruajë hapin e Manchester Cityt në kampionat. Kështu, për të plotësuar organikën e trajnerit Jurgen Klopp, drejtuesit kanë menduar të bëjnë një goditje të madhe teksa nën “shënjestër” është vënë 24-vjeçari i Portos, Luis Dias.

Kolumbiani mund të mbulojë disa role në fazën offensive teksa aktivizohet në të dyja krahët e mesfushës, ndërsa këtë sezon ka shënuar plot 12 gola në 14 paraqitje. Duke njohur cilësitë e futbollistit, por edhe faktin se ka një kontratë deri në vitin 2024, Porto është e bindur të mos e lëshojë Dias pa një ofertë prej 80 milionë euro.

-Advertisement-

Ndërkohë, sipas The Sun, Liverpool nuk shkon më shumë se një ofertë prej 72 milionë eurosh, por diferencat financiare që mund të sheshohen edhe nga dëshira e lojtarit për t’u transferuar në një kampionat si Premier League.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera