7 vrasjet që kanë tronditur njerëzimin dhe s’janë zbardhur akoma
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 01 November 2017
Këto tregime e kanë tmerruar opinionin dhe janë bërë objekt i spekulimeve të llojllojshme mbi aktorët e mundshëm dhe motivet e vrasjeve.Megjithatë, autorët e tyre, me gjithë hulumtimet e hollësishme, kurrë nuk janë zbuluar, mbase edhe sot e kësaj dite jetojnë bashkë me ne… Përjashtim bën këto ditë njëri prej tyre… por ende pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht kjo gjë.Tupac-un e kanë vrarë më vitin 1996 në Las Vegas, ndërkaq Biggie Smalls-in pas një viti në Los-Angeles. Të dy janë vrarë nga automobili, për ç’shkak një kohë të gjatë është konsideruar që vrasjet e tyre kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Teoria kryesore ka qenë se ishte fjala për qërim hesapesh ndërmjet reperëve të bregdetit lindor dhe atij perëndimor të SHBA-së, i cili mori përmasa midis këngëtarëve dhe botuesve të tyre. Policia vrasësit kurrë nuk i ka zbuluar.Black Dahlia ka qenë nofka e amerikanes Elizabeth Short, e cila ka qenë viktimë e vrasjes tmerrshme e cila ka krijuar interesim të madh në opinion. Trupi i saj është gjetur i prerë përgjysmë në bel më 15 janar 1947 në parkun Leimert të Los Angelesit.
Vrasja e saj e pazbardhur ka qenë burim i thashethemeve të shumta e cila bëri shumë të dyshimtë, ndërkaq për të janë shkruar edhe disa libra, andaj është bërë edhe adaptimi filmik i këtij tregimi. Vrasja e saj është njëra ndër rastet më të vjetra të pazbardhura në historinë e Los Angelesit.Vrasja në fermën Hinterkaifeck (1922)Vrasja brutale ka ndodhur në një fermë të vetmuar në Gjermani. Gjashtë njerëz atëbotë janë rrahur për vdekje me çomangë, në mesin e tyre edhe dy fëmijë të moshës shtatë dhe dy vjeç. Vrasësi edhe disa ditë ka jetuar në fermë, para se të zhdukej.
Fjala është për njërën nga krimet më enigmatike në historinë gjermane.Vdekja e shkaktuar me ilaçin Tylenol (1982)Shtatë njerëz kanë vdekur pasi që kanë marrë ilaçin Tylenol për të cilin është konsideruar që përmban cianid të cilin e ka injektuar në ilaç një person i panjohur. Personi përgjegjës për këto vdekje kurrë nuk është zbuluar, ndërkaq kompania Johnson & Johnson më 1982 është detyruar ta tërheqë ilaçin nga tregu.Vrasjet në liqenin BodomFjala është për vrasjen e trefishtë e cila ka ngjarë në liqenin Bodom në Finlandë, afër qytetit Espoo, 22 kilometra në perëndim të kryeqytetit Helsinki. Në orët e para të mëngjesit të 5 qershorit të vitit 1960 katër tinejxherë kanë kampuar në brigjet e liqenit kur një person i panjohur apo disa sish i kanë vrarë tre veta me objekt të topitur.
Personi i katërt vetëm është plagosur. Nils Wilhelm Gustafsson, i vetmi që ka shpëtuar, ka çuar jetë normale deri në vitin 2004, kur u bë personi i dyshuar e më vonë edhe i akuzuar. Në tetor të vitit 2005 Gjykata e Qarkut konstatoi që Gustafsson nuk është fajtor dhe u hodhën poshtë të gjitha akuzat kundër tij. Ky rast akoma nuk është zbardhur dhe me siguri përgjithmonë do të mbetet mister.Zodiac (1960 – 1970)Zodiac-u është vrasës serik nga SHBA-ja i cili ka vepruar në vitet 1960 në Kaliforninë Veriore. Zodiac është emri të cilin ia ka vënë vetes në një seri letrash të shifruara të cilat ua ka dërguar redaksive të gazetave. Edhe tri letra kanë mbetur të padeshifruara.
Në letra ka treguar se i ka vrarë 37 njerëz, edhe pse hetimet kanë konstatuar vetëm pesë viktima, ndërkaq dy viktima kanë mbijetuar. Viktimat kanë qenë të moshës midis 16 dhe 29 vjeç. Identiteti i vrasësit ka mbetur i pazbardhur sot e kësaj dite, edhe pse ka pasur të dyshuar, ndërkaq rasti akoma nuk është mbyllur.Vrasja e Xhek KasapitVrasje tipike barkprerëse kanë ndodhur në vendet publike dhe gjysmëpublike. Dorasi viktimat i ka prerë në fyt dhe pastaj i ka nakatosur. Sot konsiderohet që viktimat më parë i ka ngufatur në mënyrë që të mos bërtisnin.
Për shkak të natyrës së plagëve të disa viktimave të Xhek Kasapit (Jack the Ripper), të cilave u janë hequr edhe organet, mendohet që ai ka qenë mjek, kirurg apo kasap.
Në këtë mënyrë i ka vrarë gjoja pesë prostituta, ndërkaq pas 200 njerëzve të dyshimtë, dorasi kurrë nuk është zbuluar. Legjendat të cilat i përshkruajnë vrasjet e të Xhek Kasapit janë bërë kombinim i hulutmiemve autentike historike, teori komploti dhe folklori.
Megjithatë, ditë më parë mediat angleze kanë raportuar se tashmë ka marrë fund saga e kërkimeve për Xhek Kasapin.
Sipas tyre, përdorimi i ADN-së si pjesë e hetimeve ka arritur të nxjerrë në dritë pa as më të voglin dyshim se cili prej gjashtë të dyshuarve kryesorë është vrasësi i vërtetë. Pasi është analizuar një shall i mbajtur nga një prej viktimave të Kasapit, aty janë gjetur edhe njolla gjaku nga vrasësi, të cilat kanë zbuluar edhe ADN-në e tij. Sipas raportit, vrasësi serial ishte një njeri jo publik, me probleme të theksuara mendore
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...