Lajme

7 vjet nga shuarja e aktorit të famshëm kosovar, gruaja e përkujton me emocione

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 09 December 2024

Shtatë vjet më parë u nda nga jeta papritmas aktori i njohur kosovar, Blerim Peci. Në përvjetorin e shtatë, bashkëshortja e tij Afërdita e ka kujtuar atë me emocione.

“Prej shtatë vjetësh me lëndon, por nuk me frikëson vetmia. Nuk më frikëson sepse Beli im ëshëe këtu. Proteksionist e i përkushtuar për familjen siç ishte në tokë, i tillë më shfaqet edhe nga qielli. Gardiani im dhe i femijëve.

Proteksionist i artit të mirëfilltë, i tillë edhe sot me shfaqet. Pararoja e fjalëve të denja dhe mesazhit në art. Vepra kolosale dhe e dimensioneve të ndryshme.

-Advertisement-

Jeta e tij ishte si një film. I metrazhit te shkurtër por film i perjetësise. Në nje rast unik, humani dhe artisi bashkëjetuan siç ndodh vetëm në letërsi. Të dytë ne proporcione perfekte. Te Beli nuk e di as sot ta dalloj a i dha me shumë humani artistit apo artisti humanit. Ndoshta te dytë njeri-tjetrit.

Vijo të na mbrosh Beli ynë për gjithë kohën sa kujtimi yt madhështor do të ketë ekzistencë.
Pergjithmonë Blerim Peci”, thuhet në postimin prekës të bashkëshortes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera