Fun & Video

7-vjeçari gjigand që “shtyp” moshatarët në regbi (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 31 July 2017
Një video e një lojtari regbie 7-vjeçar, i cili është sa dyfishi i moshatarëve të tij si masë trupore, është publikuar së fundmi dhe po bën xhiron e botës.

Filmimi ka habitur drejtuesit e regbisë në Australi dhe po i jep të drejtë prindërve të shqetësuar, të cilët kërkojnë që ndarja në kategori të bëhet sipas peshës dhe jo moshës.

Djali trupmadh është nga Samoa dhe shihet duke i kaluar me shumë lehtësi kundërshtarët e tij, të cilët nuk kanë asnjë shans që ta ndalin atë për të shënuar pikë.

Presidenti i St John Eagles, klubit për të cilin luan gjigandi, thotë: “Ai është djalë shumë i mbarë. Ne nuk po thyejmë asnjë rregull. Ai nuk i lëndon fëmijët e tjerë kur vrapon”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera