Lajme

67-vjeçari shkon për të votuar me plis

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 14 November 2021

Në 21 komuna të Kosovës është duke u mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur më kohë, kështu kanë njoftuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar dhe qytetarët në Malishevë, ku një 67 vjeçar ka vendosur të shkojë me plis për të votuar.

“Është obligim për çdo qytetar për të votuar, dhe për atë që e çon përpara Malishevën”, tha ai, i cili gjatë votimit ishte i shoqëruar nga nëna dhe bashkëshortja e tij.

-Advertisement-

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera