Lajme

67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje më të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 27 January 2021

67 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

47 pacientë në këtë spital janë në oksigjenoterapi, ndërsa 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërsa 2 të tjerë anë në respirator CPAP.

“3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 195 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera