6,639 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 22 February 2021
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 66.380 raste nga 285.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.572 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.169 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.639.Instituti thekson se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.
“Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore… IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”.IKSHPK rekomandon:Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;Ndalimi rigoroz i tubimeve;Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.“Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës”
Të tjera
-
Krasniqi e LDK-së viziton qytetarët edhe në Has: Me njerëzit e punës e bukës së bardhë
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër 36, Rrezart...
-
Urdhër evakuimi për 150 mijë banorë të Los Anxhelosit
150 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen në qarkun e Los Anxhelosit, në zo...
-
Hamza në takimin me banorët e Reçakut: Programi im s’është thjesht një premtim…
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka ta...
-
Rrëshqiti gomat gjatë lëvizjes, 27-vjeçari gjobitet me 150 euro dhe një pikë negative
Një 27-vjeçari në Ferizaj i është shqiptuar një gjobë prej 150 euro dhe një p...
-
Hamza takon bizneset në Shtime: Korporatat lirohen 5 deri në 10 vite nga tatimi në fitim, nëse investojnë mbi 500 mijë euro apo punësojnë mbi 50 punëtorë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar dhjetëra bizn...
-
Ramadani: Situata politike ka evoluar, vetëm pushteti është përgjysmuar, opozita është dyfishuar
Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë...
-
Haradinaj: Për të fituar Kosova, duhet ta heqim mashtruesin – shko Albin
Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 e hapi ...
-
Rohde: Përparimi në dialog, e vetmja rrugë drejt BE-së
Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe ...
-
Më i zëshmi i AAK-së ia mësyn sërish Kuvendit, Besnik Tahiri garon me numër 10
Besnik Tahiri, nënkryetar i AAK-së, aktualisht edhe kryetar i Grupit Parlamen...
-
Daut Haradinaj çon në këmbë qytetarët në tubimin e nisjes të fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ...
-
Osmani flet me kryetarin e Bujanocit për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga Lugina
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujan...
-
Koalicioni i AAK-së mbush plot sallën 1 tetori në nisjen zyrtare të fushatës
Lista e Koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma Socialdemokrate ...