Fun & Video

6600 policë ndjekin një kriminel që iku nga burgu

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 17 April 2018

Pas një vjedhësi të arratisur nga burgu, në ndjekje janë vënë 6,600 policë.

Ndjekja policore për Tatsum Hirao (27), i cili u arratis nga burgu i hapur në Ehime më 8 prill, ka vazhduar.

Ai u arrestua në vitin 2013 për vjedhje dhe u dënua me 5 vjet e gjysëm burg.

-Advertisement-

Hirao, i cili u arratis nga punëtoria e burgut për ndërtimin e anijeve, vazhdoi të kryer vjedhje. Kështu, ai për 7 ditë vodhi një makinë, telefon, portofol, por edhe çorape dhe sandale.

“Kam marr automjetin tuaj, por nuk do ta dëmtoj”, shkroi vjedhësi në porosinë e tij pronarit të makinës.

Supozohet se Hirao me automjetin e vjedhur shkoi në ishullin Mukaishi. Ndjekja e të arratisurit është vështirësuar për faktin se në ishull ndodhen rreth një mijë vila boshe, të cilat është pamundur të bastisen pa lejen e pronarëve.

Në ndjekje është përfshirë edhe një helikopter, i cili për shkak të terrenit të vështirë nuk arriti të sigurojë informacion të mjaftueshëm.

Ministri i Drejtësisë, Yoko Kawakami, theksoi se në këtë zonë jetojnë të moshuarit dhe kërkojnë falje për shqetësimet dhe frikën e shkaktuar.

Nga burgu i cili u hap në vitin 1961 janë arratisur 21 të burgosur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera