Lajme

63 raste të reja me virusin COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 24 September 2020

Në raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë konfirmuar edhe 63 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve aktiv është 1 mijë e 730 ndërsa numri i të shëruarve për 24 orë është 87, shkruan Gazeta inFokus.

“87 TË SHËRUAR DHE 63 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv” thuhet në raportin 24 orësh të IKSHPK-së./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera