Lajme

63.5 kg drogë në banesë, arrestohet 34-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 16 May 2017

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas pasi i është gjetur dhe sekuestruar 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.

Në pranga ka rënë shtetasi V.Ç, 34 vjeç, banues në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe.

-Advertisement-

Njoftimi i policisë

Shkodër, Finalizohet me sukses operacioni koduar “JERAN”

Sekuestrohen 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Jeran” ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

V.Ç, 34 vjeç, banues në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe.

Shtetasit të lartpërmendur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 Kodit Penal. /albeu.com/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera