Lajme

6180 nxënës nga shkollat e Prizrenit do t’u nënshtrohen vizitave mjekësore

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 29 April 2024

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot kryetari Shaqir Totaj ka vizituar ShFMU “Mustafa Bakiu” për ta inkurajuar dhe përshëndetur personelin mjekësor dhe nxënësit në kuadër të nismës për vizita sistematike mjekësore në shkollat e komunës së Prizrenit.

“Në këtë nismë të Drejtorisë së Shëndetësisë, 6 180 nxënës të klasave I, V dhe IX do t’u nënshtrohen vizitave mjekësore, që është tregues i një angazhimi të vazhdueshëm që arsimi në Prizren jo vetëm të jetë i përmbushur në aspektin akademik, por edhe në aspektin e kujdesit për mirëqenien dhe shëndetin e nxënësve”, është bërë me dije në njoftimin e komunës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera