61% e grave në media në Kosovë përballen me ab*uzim dhe nga*cmim online
Autori: Gazeta inFokus
14:32 | 20 August 2026
Abuzimi dhe ngacmimi online ndaj grave që punojnë në media në Kosovë mbetet një problem serioz. Sipas të dhënave të fundit, 61 për qind e grave të anketuara kanë deklaruar se kanë përjetuar forma të abuzimit apo ngacmimit online për shkak të punës së tyre profesionale.
Këto të dhëna janë publikuar në raportin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), të realizuar në bashkëpunim me UNMIK-un dhe misionin e OSBE-së në Kosovë, me titull “Nga Analiza në Veprim: Fuqizimi i Lidershipit të Grave dhe Luftimi i Dezinformimit Gjinor në Kosovë”.
Drejtoresha ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, e cilësoi shifrën prej 61 për qind si alarmante. Ajo tha se gazetaret jo vetëm që përballen me sulme për shkak të punës së tyre, por në shumë raste shënjestrohen pikërisht për shkak të gjinisë.
“Shifra e parë që po du me e përmendur, që është pakëz alarmante, është se 61% e grave që janë anketuar kanë deklaruar se kanë përjetuar abuzim apo ngacmim online lidhur me punën e tyre profesionale. 61% është një shifër shumë e madhe. Gra që kanë përjetuar abuzim online kanë raportuar se janë shënjestruar me informacione të rreme edhe që ka të bëjë me gjininë e tyre, edhe shpesh deklarojnë se nuk janë sulmuar për shkak të punës së tyre profesionale, mirëpo për shkak të gjinisë së tyre edhe gjithmonë aspekti personal është prezent”, tha Mulliqi.
Për përvojën personale me ngacmimin online foli edhe gazetarja Ardiana Thaqi-Mehmeti. Ajo tregoi se rasti i fundit me të cilin është përballur gjatë kësaj vere ka qenë më i rëndë se përvoja e saj e parë.
“Por kjo hera e fundit që më ndodhi këtë verë ka qenë ndoshta më e rëndë se sa herën e parë. Për faktin që unë nuk kam qenë e gatshme të përballem me një version të tillë, jo për shkak të frikës, por për shkak të asaj që ndoshta nuk e kam trajtuar me kohë asaj psikologjikes, asaj brenda meje që ka ndodhur gjatë dy viteve të ballafaqimit me rastin e ‘AlbKings’-it, pikërisht për shkak se tashmë unë jam prind i dy fëmijëve, kam një familje e cila nuk do t’i përmend as në konferenca për media”, tha Thaqi-Mehmeti.
Drejtoresha e RTK2, Aleksandra Jovanović, tha se raporti nxjerr në pah format e ndryshme të presionit me të cilat përballen gazetaret, nga ngacmimet online e deri te përpjekjet për degradimin e tyre profesional.
“Dhe ky aktivitet i sotëm në fakt na tregon se gazetaret përballen me ngacmime online, me fyerje seksiste, presione dhe përpjekje për degradim profesional”, tha ajo.
Ndërkaq, aktivistja nga komuniteti rom, Gynesh Veshall, theksoi se komentet fyese në rrjetet sociale janë një problem me të cilin komuniteti përballet prej vitesh, ndërsa kërkoi marrjen e masave për trajtimin e rasteve të tilla.
“Tash e disa vite jemi duke u ballafaquar si komunitet me komente fyese në rrjetet sociale, që vazhdimisht jemi duke u avokuar për marrjen e masave të këtij lloj gjërave. Kemi pasur edhe bashkëpunime të vazhdueshme me AGK-në”, tha Veshall.

T� tjera
-
Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë!
Reagimi i ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ndaj dë...
-
Hamza: Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës
Bedri Hamza, ka reaguar në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas ak...
-
Specialja publikon vendimin: Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Smakaj e Fazliu lirohen, Kilaj shpallet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gj...
-
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë
Pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin Hashim Thaçi u dënua me një vit e pe...
-
Thaçi pas dënimit prej 17 muajsh: Kjo është politikë, jo drejtësi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për ve...
-
“E turpshme dhe e papranueshme” – Vlora Çitaku reagon ashpër ndaj vendimit të Speciales për Thaçin
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...
-
Hajredin Kuçi dënohet me 1 muaj burgim me kusht
Ish-zëvendëskryeministri Hajderin Kuçi është dënuar me 1 muaj burgim me kusht...
-
Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim
Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të...
-
Isni Kilaj shpallet i pafajshëm
Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Speciale. I njëjti do të l...
-
Specialja dënon me burgim Bashkim Smakajn
Gjykata Speciale e ka dënuar Bashkim Smakajn me 12 muaj burgim. Ai akuzohej ...
-
Thaçi dënohet edhe me 17 muaj të tjerë burgim për pengim të drejtësisë
Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, është dënuar edhe me 17 muaj burgim n...
-
Gjyqtari: Smakaj i përcolli udhëzime dëshmitarit Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Bashkim Smakaj u takua me dëshmitarin Bis...






























