60 vjeçari në Tiranë abuzon me djemtë e mitur, kapet ‘mat’

Autori: Gazeta inFokus
14:24 | 16 September 2023
Pedofilia është një ndër plagët e shoqërisë shqiptare, prandaj ‘Piranjat’ i kanë dhënë një fokus të madh në të gjithë edicionet. Ne jemi munduar të paraqesim me zë dhe figure, duke ua servirur në këtë formë autoriteteve, të gjithë këta persona që paturpësisht dhe në mënyrë skandaloze abuzojnë me të miturit.
Këtë herë, ‘Piranjat’ kanë kafshuar Palin, një pedofil disi ndryshe nga më të mëparshmit. 60-vjeçari u denoncua në redaksinë tonë nga banorët e një pallati ku Pali punonte si roje. Ai ishte kapur në video duke kryer marrëdhënie homoseksuale në kabinën e tij, në mes të ditës me një të mitur. Pamjet shokuese që mbërritën në redaksinë tone na vunë menjëherë në lëvizje.
‘Piranjat’ qëndruan me ditë të tëra përpara vendit ku bënte roje Pali dhe vërtetuam se si i shkëlqenin sytë në momentin që para kabinës ku qëndronte kalonte ndonjë djalë i vogël. Ai mundohej të futej menjëherë në muhabet dhe t’i fitonte besimin.
‘Piranjat’ futën një person të infiltruar që hiqej si i mitur. Djali shkoi dhe takoi Palin që e priti përzemërsisht. Në bisedën që bëri me të e ngacmoi dhe seksualisht. “Të hëngsha shpirtin tënd. Je shumë i mirë”, janë fjalitë ikonike të Palit që shoqërohen dhe me prekje në organet gjenitale dhe në trup.
Deklarata që të shokojnë, por shkon dhe më tej kur e pyet se sa e ka organin gjenital aktori i ‘Piranjave’. Duke parë deklaratat e pajustifikueshme, bashkëpunëtori i ‘Piranjave’ vendos të largohet, për t’u rikthyer të nesërmen. Ditën tjetër, pedofili duket se kishte nuhatur diçka dhe e pret mjaft ftohtë aktorin e ‘Piranjave’. Duke parë situatën, ‘Piranja’ , Eraldo Harlicaj, vendos të ndërhyjë dhe ta përballë Palin me të gjitha akuzat.
Paturpësisht 60-vjeçari mundohet të justifikohet, të mos pranojë, por në fund dorëzohet, pasi e kupton se është kapur “me presh në duar”. Në fund Pali nuk kërkon falje, por shqetësohet vetëm se është kapur në perversitetin e tij.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU. /syrinet/

Të tjera
-
Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të parave, sekuestrohen 9 mijë dollarë amerikanë
Policia ka njoftuar se sot në Pejë është arrestuar një person i dyshuar për “...
-
Sveçla: Ka nisur procesi për një administratë profesionale e të depolitizuar
Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar Konferencën për Reformën e Admi...
-
42% e rrymës është vjedhur nga konsumatorët në këtë fshat të Malishevës
Në fshatin Gullbovc të Malishevës, vetëm gjatë muajit janar, është vjedhur 42...
-
Bisedimet për fundin e luftës/ Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen të hënën në Arabinë Saudite
Raundi tjetër i bisedimeve SHBA-Rusi pritet të mbahet më 24 mars në kryeqytet...
-
Vendos gjykata, një muaj paraburgim ndaj kryeshefit të KRU “Gjakova”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së parabu...
-
Maqedonci i përgjigjet Serbisë: Marrëveshja trepalëshe për mbrojtje është mesazh për paqe
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se marrëveshja ...
-
Rama anulon vendimin e Veliajt, konfirmon Anuela Ristanin në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës
Erion Veliaj ka firmosur një urdhër të ri për delegimin e detyrave të kryetar...
-
Rinovimi i objektit ku ishte e vendosur AAK-ja – Prokuroria Speciale jep detaje për hetimet që ka nisur Policia
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka autorizuar Policinë e Kosovës ...
-
Limaj shkon për ngushëllime te familja e Thaçit
Fatmir Limaj shprehu ngushëllimet e tij për familjen Thaçi me rastin e vdekje...
-
BIK-u shkon për ngushëllime te familja e Thaçit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, se bashku m...
-
Prokuroria Speciale konfirmon bastisjen në Ministri të Bujqësisë, zyrtarët dyshohen për keqpërdorim të detyrës
Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer sot bastisje në Ministrinë e Bujqësisë.N...
-
Marrëveshje sikurse me Kroacinë e Shqipërinë? presidenti letonez: Osmani më propozoi, do ta diskutojë kur të kthehem në Riga
Presidenti letonez, Edgar Rinkevics, në konferencën për media në Prishtinë, k...