Sport

‘Me 60 milionë € që i humbi qeveria në ‘Bechtel Enka’ do të prodhonim plotë Milot Rashica’

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 02 February 2018

Transferimi i Milot Rashicës nga Twente në Werder Bremen dhe ai i Florent Hasanit nga Trepça ’89 në Diosgyor kanë qenë më “bombastikët” për opinionin në Kosovë në afatin kalimtar të janarit, i cili y mbyll të mërkurën.

Klubi nga Mitrovicas besohet t’i ketë fituar rreth 70 mijë euro nga transferimi i Hasanit në klubin hungarez. Ndërsa, në rast se në një të ardhme Diosgyor e shet kartonin e futbollistit vushtrrias atëherë 30 përqindëshi i asaj shitje do të shkojë në xhirollogarinë bankare të Trepçës ’89, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër, nga shitja e kartonit të Rashicës, Twente i ka fituar 7.5 milionë euro nga blerësi gjerman, Werder Bremen.

-Advertisement-

Rashica dhe Hasani kanë dalë nga toka pjellore e futbollistëve të mëdhenj, Vushtrria, me të cilën ishin shpallur kampionë të Kosovës në edicionin 2013/2014. Kjo e bën krenar klubin bardhekaltër, i cili është i sigurt se i takojnë disa para nga shitja e këtyre lojtarëve.

Kryetari i Vushtrrisë, Naser Imeri, ndihet krenar që i prin një klubi që e quan fabrikë të futbollistëve. “Vushtrria është fabrikë për prodhimin e lojtarëve të mëdhenj. Këtë e konfirmojnë Rashica, Hasani dhe shumë të tjerë. Por kushtet ia pamundësojnë Vushtrrisë të qetë futbollistë tjerë të mëdhenj. Nuk kemi as kushte minimale infrastrukturore për të punuar me talentë. Nuk na ndihmon as federata, as komuna, askush”, thotë për “Zërin” Imeri. “Paramendojeni, shkaku i një neglizhence të një zyrtari në Qeveri Kosova i humb në ‘Bechtel Enka’ 63 milionë euro. Paramendojeni sikur ato para të humbura të investoheshin në futboll, në infrastrukturë, sa lojtarë të mëdhenj do t’i prodhonim”, përfundoi ai.

Siç dihet, Vushtrria kaherë ka nxjerr futbollistë të mëdhenj dhe vlerësohet si një tokë pjellore e asave të futbollit. /Zëri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera