6 arsye përse duhet të ndaloni ta “ndjekni” dashurinë – Le të ju gjejë ajo
Autori: Gazeta inFokus
15:50 | 15 November 2017
Pra, e keni në sy dikë… Kjo “gjendje” ju bën të lumtur, por edhe ju çmendë mjaft. Në një moment mendoni se i keni humbur të gjitha shpresat, atëherë ju vjen mesazhi dhe kuptoni se jeni akoma “në lojë”. Bëni plane se në ç’mënyrë do ta luani lojën.
Ankoheni se kjo lojë nuk ju pëlqen, por të gjithë e dimë se, sikur gjërat të janë aq të rrafshta siç i mendojmë ne se duhet të janë, kjo do të ishte larg nga ajo që ne dëshirojmë. Pra, filloni të mashtroheni dhe gjithçka ta analizoni në mënyrë të tepruar. Apsolutisht gjithçka. Nga shenjat e pikësimit deri te koha e kaluar para se të arrijë përgjigja në mesazh. E tërë kjo ju thotë diçka, por sipas të gjitha gjasave, në të vërtetë nuk ju thotë asgjë.
Ja pse duhet apsolutisht të ndaloni “ndjekjen” për një mashkull:
Mund të filloni t’i harroni njerëzit të cilët në jetën tuaj nuk janë vetëm përkohësisht. Do të humbasni krijimin e kujtimeve të çmuara me miqtë dhe familjen, përderisa përpiqeni me forcë të krijoni kujtime të harrueshme që të bini në dashuri.
I ofroni zemrën tuaj dikujt që nuk e meriton.
Ai i cili e meriton sigurisht se do të të vij rrotull dhe do të japë gjithçka nga vetja që të jetë me ty.
Harxhoni energji në diçka që është kalimtare. Jeni edhe vetë i vetëdijshëm për këtë, por nganjëherë është vështirë ta pranoni.
Filloni t’i harroni gjërat që kanë qenë me vlerë për ju. Keni ëndërruar diçka tjetër dhe keni shpresuar diçka më mirë, por kënaqeni me thirrjet dhe mesazhet e vonshme telefonike.
Filloni ta çmendni vetëveten. Zëri i mesazhit është ankthi juaj, por edhe miku më i ngushtë. Mendoni se është e tëra një lojë, por fakti është se dikush po luan me zemrën tuaj.
Ndjekni një qenie njerëzore në vend që ta lejoni jetën të ndodhë. Ndaloni të analizoni çdo mesazh dhe lejoni që fati ta marrë rastin në dorë.
Lejoni që të ndodhë gjëja e duhur për të cilën nuk duhen shpjegime, sepse ajo është vetë shpjegimi.
Fakt është se nuk duhet ta ndjekni askënd. Në vend që të ndjekni fluturat në bark, filloni t’i ndjekni ambiciet tuaja, ëndërrat tuaja. Agimin tuaj të diellit. Shoqërimin me miq. Pranverën tuaj. Buzëqeshjen tuaj. Kujtimet tuaja.
Ndaloni “ta ndjekni dashurinë” dhe le të ju gjejë ajo./femra.net/

T� tjera
-
Hong Kongu rrit parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026 në 4,8 për qind
Hong Kongu e ka rritur parashikimin e rritjes së PBB-së reale për vitin 2026 ...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...































