Lajme

56 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 08 February 2021

56 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 40 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 3 janë në respirator (CPAP).

Ndërsa, 12 pacientë të infektuar me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“56 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

-Advertisement-

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 520 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera