500 mijë euro dëme nga vërshimet në Fushë Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 24 January 2021
Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Fadil Krasniqi ka treguar se vërshimet e fundit i kanë dëmtuar ekonomitë familjare me rreth 500 mijë euro, kurse 100 familje kanë pësuar dëme.
AI ka sqaruar se në këtë shumë nuk janë përfshirë dëmet e shkaktuar te bizneset si dhe tokat bujqësore.
“Këto vërshime kanë dëmtuar edhe shtëpitë si në Albanë të Madhe e të Vogël që janë disa përroska të cilat rrjedhin. Ne si komunë kemi formuar komisionet për vlerësimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet jemi në përfundim të vlerësimeve dhe po llogarisim përafërsisht që dëmet vetëm në ekonomitë familjare mund të arrijnë deri në 400-500 mijë euro pa llogaritur edhe dëmet që janë bërë në bizneset e vogla dhe të mesme në Fushë-Kosovë dhe pastaj edhe dëmet në sipërfaqet bujqësore””, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka thënë se uji ka depërtuar në 100 shtëpi.
“Llogaritet që uji brenda në shtëpi uji ka hyrë në 100 shtëpi me të cilat natën kritike që kanë të vërshuara, së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ne e kemi bërë evakuimin e tyre shtëpive dhe kryesisht janë vendosur tek të afërmit e tyre”, është shprehur ai EO.
Veç vërshimeve Krasniqi njofton se edhe pandemia ka ndikuar si në ekonomitë familjare të kësaj komune ashtu edhe në bizneset e vogla, të mesme e të mëdha.
“Pandemia ka ndikuar në veçanti tek mirëqenia e qytetarëve, pastaj në vet ekonomitë familjare por edhe bizneset e vogla te mesme e të mëdha të cilat nuk kanë mundur t’i realizojnë planet që në mënyrë indirekte ajo ndikon edhe në grumbullimin e të hyrave vetajake”.
“…megjithatë edhe brenda këtij viti sipas të dhënave që kemi komuna ka arritur që ta realizojë planin e realizimit të të hyrave vetanake në Komunën e Fsuhë-Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Tutje nënkryetari ka treguar se kjo komunë po përfundon projektin për ndërtimin e një rrethrrotullimit që do të ndikojë në lehtësimin për qarkullim.
“Besoj që këto ditë përfundon projekti i mobilitetit që është shumë i rëndësishëm për qytetarët që do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në Fushë Kosovë. Së bashku më Ministrin e Infrastrukturës Abrashin kemi përfunduar një projekt që është shumë i rëndësishëm për shkarkimin e rrugës së ‘Dardanisë’, ku është përgatitur projekti lidhur me një rrethrrotullim që do të vendoset te Pompa Kastrati”, është shprehur ai.
Të tjera
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...