Lifestyle

500 dollarë në muaj për çdo të ri që bën shok e shoqe

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 19 April 2023

Disa të rinj të Koresë së Jugut janë kaq të shkëputur nga bota, saqë qeveria po ofron t’i paguajë ata për të rihyrë në shoqëri. Ministria e Barazisë Gjinore dhe Familjes në Korenë e Jugut njoftoi këtë javë se do të sigurojë deri në 650,000 won koreane (rreth 500 dollarë) në muaj për të izoluarit socialë, në një përpjekje për të mbështetur “stabilitetin psikologjik dhe emocional dhe rritjen e shëndetshme”.

Rreth 3.1% e koreanëve të moshës 19 deri në 39 vjeç janë ‘të rinj të vetmuar’, që jetojnë në një gjendje të shkëputur nga jashtë dhe kanë vështirësi të dukshme për të jetuar një jetë normale”, thuhet në raportin e ministrisë, duke cituar Institutin Korean për Shëndetin dhe Çështjet Sociale. Kjo përbën rreth 338,000 njerëz në të gjithë vendin, me 40% që fillojnë izolimin e tyre në adoleshencë, sipas ministrisë. Faktorë që ndikojnë në izolim mendohet të jenë vështirësitë financiare, sëmundjet mendore, problemet familjare ose sfidat shëndetësore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera