50 punonjës të administratës të terrorizuar para Ramës, nuk flasin asnjë fjalë në takim
Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 28 July 2017
Edi Ramën e kemi parë si i përdor për figurantë në takimet e tij militantët e PS-së, deputetët, kryetarët e bashkive, policët, shpesh edhe gazetarët. Sot ia donte puna të kishte përballë disa punonjës të administratës civile, për formulimin e një pyetësori, që do t’i shpërndahet të gjithë punonjësve të shërbimit civil.
Në raste si këto, Milena Harito ia gjen si me porosi, djem dhe vajza, që i mbledh për merak nga sektorë të ndryshëm të administratës.
50 të tillë i duheshin Edi Ramës për të mbajtur një fjalim dhe punonjësit iu rreshtuan në formë rrethi para kamerave në një nga sallat e kryeministrisë.
Por ajo që ra në sy në transmetim live, është se për 40 minuta, i vetmi që foli ishte Edi Rama. Kryeministri e kapi mikrofonin në orën 12:40 dhe nuk e lëshoi deri në 13:20 minuta, në një monolog të stërgjatë para 50 punonjësve të administratës.
I vetmi rast kur Edi Rama iu drejtua djemve dhe vajzave të administratës që i qëndronin përballë, ishin disa pyetje retorike. Ndërsa mbante vetë mikrofonin, Rama kreu një dialog imagjinar me ta.
Vetë pyeste dhe vetë përgjigjej për hallet dhe shqetësimet e tyre, ndërsa vërviste mikrofonin në ajër.
Nga ana tjetër nuk u tha asnjë fjalë, megjithëse Rama u përpoq të ishte miqësor.
Fshesa e fundit në administratë, shkarkimet në dëgjesat publike dhe retorika kërcënuese e parazitëve, duket se i ka terorizuar punonjësit e administratës, që heshtën për një orë gjatë takimit, me shpresën se në ndonjë moment Edi Rama nuk do t’ia jepte truri t’i nxirrte të gjithë nga salla me ndonjë shkarkim të beftë, ashtu siç bëri dje me drejtorët e hipotekave. Për këto arsye dhe të tjera, në sallë u dëgjua vetëm ndonjë pëshpërimë nga ana e punonjësve të spikatur të administratës. Pjesa tjetër ishte një “one man shoë” nga timonieri që për të dhuruar spektakël është i pakonkurueshëm
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...