Rozë

50 Cent bëri miliona nga shitja e albumit të tij të vitit 2014 për bitcoin

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 24 January 2018

A ju kujtohen të gjitha fjalët se 50 Cent ka falimentuar? Duket se qesh mirë ai që qesh i fundit.

Duket se reperi i njohur u fut në “lojën” e kriptovalutës Bitcoin shumë herët.

Kur ai ka publikuar albumin “Animal Ambition” në vitin 2014, ai ka pranuar bitcoina si formë pagese.

-Advertisement-

Në atë kohë, një Bitcoin kishte vlerën e 662 dollarëve.

Ai pranoi që fansat e tij të paguajnë me një pjesë të një Bitcoini të tërë, dhe, pasi të gjitha u thanë dhe u bënë, reperi tërhoqi rreth 700 Bitcoina.

Në atë kohë, 700 Bitcoina u vlerësua me 400,000 dollarë, transmeton Klan Kosova.

TMZ raporton se reperi 50 Cent nuk e preku llogarinë e tij me Bitcoin për vite me radhë duke lënë gjithçka “në pritje”.

Reperi është duke kërkuar një gjeni financiar tashmë kur vlera e Bitcoin ka prekur qiellin dhe vlera e një Bitcoini qëndron mes 10 mijë dhe 12 mijë dollarë.

700 bitcoinat  e fituar nga albumi në vitin 2014 tani vlerësohet të kenë shumën mes 7 milionë dhe 8.5 milionë dollarëve.

Megjithatë shumë interesante është se shitjet e këtij albumi të reperit ishin në përgjithësi jo shumë të mira.

Ishte në fakt një nga albumet më pak të shitura të reperit.

Kush e dinte se ky album do të ishte një nga më fitimprurësit. Ashtu siç tha edhe ai në vitin 2003  ‘Get Rich or Die Tryin’ (Bëhu i pasur ose vdis duke provuar).

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera