Lajme

5 rregullat që sundojnë një vend pune

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 07 June 2018

Fakti që vendet e punës toksike janë shkaku i pestë kryesor i vdekjes mund të mos jetë i njohur haptazi nga drejtuesit, por shumë po fillojnë të kuptojnë që një kulturë e tillë nuk është e mirë për shëndetin. Një numër në rritje drejtuesish empatikë po përpiqen që të shmangin të jenë një shkaktar në një kulturë toksike.

Gjëja e fundit për të cilën kemi nevojë është të kemi rregulla të pathëna që mbizotërojnë dhe helmojnë në heshtje vendin e punës.

Më poshtë janë pesë rregullat më të zakonshme të pashprehura që mund të sundojnë në një vend punë, në mënyrën e gabuar.

-Advertisement-

1.Ju nuk mund t’ia shprehni hapur mendimet shefit tuaj

Jeni në një mbledhje, të ulur në një tavolinë të rrumbullakët. Të gjithë duket se janë dakord me atë që thotë drejtuesi. Askush nuk flet, kundërshton. Çdokush ka frikë të shprehë mendimin e tij për shkak se mund të ndëshkohet. Pas mbledhjes të gjithë kolegët flasin me njëri-tjetrin dhe thonë atë që mendojnë në të vërtetë, por të gjithë e dinë se nuk mund ta thonë mendimin e tyre me zë të lartë, pasi drejtuesi i tyre nuk mundet ose nuk do të dëgjojë.Kjo është diçka toksike.
A jeni jotelorant ndaj mospajtimit? A e ndëshkoni, në vend që ta vlerësoni, një pikëpamje të kundërt?
Kjo heshtje që po dëgjoni mund të mos jetë e artë, ndaj analizoni nëse jeni ju ai që po e shkaktoni atë.

2.Vetëm një mënyrë e caktuar të menduari promovohet

Shikoni rrotull se kë po promovoni. A janë të ngjashëm me ju ata që po promovohen?
Ju duhet të promovoni gjithnjë personin më të kualifikuar dhe atë që e meriton. Gjithmonë. Por në të njëjtën kohë ju duhet të përcaktoni qartë kriteret që kërkohen për t’u promovuar.
Besojeni. Të gjithë e kuptojnë kur dikush ngrihet në detyrë. Sapo të marrin vesh lajmin, të gjithë punonjësit do të pyesin më mënyrë të pavullnetshme “a e meritonin ata promovimin?” Sigurohuni që përgjigjja të jetë po, në mënyrë që të mos i shtoni aciditet kulturës së punës.

3.Në të vërtetë, marrja e rreziqeve nuk vlerësohet

Si një drejtues, ju duhet të përcaktoni rregulla të qarta për marrjen e rreziqeve (Çfarë e përbën një rrezik të mirë? Kush duhet ta miratojë një rrezik? Çfarë ndodh kur rreziku i ndërmarrë nuk ishte i mjaftueshëm?). Më pas vlerësoni nëse rreziku i ndërmarrë ia vlejti apo jo.
Kur zgjerojmë horizontet, zvogëlojmë pengesat tona. Ju nuk mund t’i zgjeroni horizontet tuaj kur njerëzit kanë frikë të ndërmarrin rreziqe.

4.Merrni pak kohë në takim

Si një drejtues, ju duhet ta lini mënjanë mendjemadhësinë. Ju nuk mund të dërgoni tek të tjerët mesazhin se shpërbleheni duke folur sa për t’u dëgjuar. Nxitini njerëzit të flasin kur ka diçka me vlerë. Nëse njerëzit kuptojnë rregullin e pashkruar se në çdo takim është e nevojshme të thuash diçka, atëherë çdokush do ta bëjë këtë gjë.
Eficenca dhe efikasiteti i mbledhjeve do të marrin peshë dhe do të shndërrohen në një betejë senatorësh që përpiqen të marrim pak kohë në nivel Senati.

5.Ju duhet të mburreni me aftësitë tuaja që të ecni përpara

Në realitet ka pak të vërtetë në këtë thënie. Por si drejtues ju nuk mund të promovoni këtë sjellje kur ajo bëhet standard. Natyrisht njerëzit nuk do ta kenë të nevojshme të mburrin veten nëse e bëni ju këtë gjë për ta. Jini të shpejtë në lavdërimin e të tjerëve dhe të ngadaltë në kritika. Kritikojeni mënjanë atë që vetë-promovohet dhe bëjeni të kuptojë që kjo sjellje nuk shkon.

Si përfundim duhet thënë që rregullat e pashkruara nuk duhet të drejtojnë një kompani. Flisni kundër tyre me veprimet tuaja, duke i dëbuar këto rregulla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera